Qindra hektarë pyje e kullota të bashkisë Klos në rrethin e Matit janë përfshirë nga zjarri.
Zjarri i cili është avancuar edhe më shumë për shkak të erës, ka arritur deri në askin Qafa e Buallit në Klos, duke rrezikuar qarkullimin e makinave.
Zjarri është përhapur edhe në pyjet e territorit të bashkisë Bulqizë, ku siç shihet është mbuluar nga tymi.
Edhe pse dy zjarrfikëse shkuan në vendngjarje, flakët nuk janë neutralizuar ende, kjo për shkak të terrenit të vështirë.
Ndërkohë policia ka nisur hetimet rreth shkaqeve të rënies së zjarrit.