TIRANË - Një autobus është aksidentuar në Tiranë, paraditen e kësaj të diele (10 mars 2024).
Aksidenti ka ndodhur në rugën "Ferid Xhajko" afër 5 Majit, ku autobusi i linjës së Unazës së Re ka dalë nga rruga dhe është përplasur me një pemë dhe motomjet të parkuar. Fatmirësisht nuk ka asnjë të dëmtuar.
Sipas policisë, shoferit të autobusit i kanë rënë të fikët, ndaj ka humbur kontrollin mbi drejtimin e mjetit të transportit publik dhe është përplasur.
Atij i është bërë testi i alkoolit dhe nuk ka rezultuar të ketë pirë.
“Më datë 10.03.2024, rreth orës 09:30, në rrugën “Ferit Xhajko”, shtetasi E. C., duke drejtuar autobusin e linjës së Unazës, dyshohet se nuk është ndjerë mirë nga ana shëndësore, ka humbur kontrollin mbi drejtimin e autobusit, dhe është përplasur me një pemë dhe me një motomjet të parkuar"- thuhet në njoftimin e policisë.
Shoferi ndodhet i shtruar në spital nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën,
Autobuzer e Tom Doshit te fshehur nen emrin e Nadirit te CFO Farma. Nuk i ka rene te fiket shoferit por "i ka rene te fiket" autobuzit gjoja ekologjik. Raati 5 ose i 6 qe ndodh deri tani pa viktima. Cfare pret Bashkia qe ti heqe licensen? Pret te kete viktima? Policia po mashtron,i ra te fiket por" u ngjall".
Përgjigju