TIRANE - Një makinë tip Reanult me targa TR 3919 U është përfshirë nga flakët pasditen e sotme, në fshatin Bërzhitë të Tiranës.

Nga raportimet e para mësohet se bëhet fjalë për një defekt në qarkun elektrik si shkaktar i zjarrvënies, i cili ka ardhur pas një aksidenti të pësuar nga drejtuesi i mjetit Flamur Marko.

Po ashtu bëhet e ditur se si nga aksidenti ashtu edhe nga flakët që kanë përfshirë automjetin, nuk ka të lënduar, pasi në makinë mësohet se kanë qenë dy persona. Policia ka mbërritur në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të saj. 

Lajm në përditësim
makina e djegur








































Redaksia Online
(e.c/shqiptarja.com)