TIRANË- Asnjë prokuror nuk ka shfaqur interes për të qenë pjesë e Strukturës së Posaçme Antikorrupsion. 

Afati 15 ditor për të dorëzuar kandidaturat ka përfundur dhe siç Report Tv mëson asnjë prokuror nuk ka aplikuar, duke detyruar që KLP-ja të rishpallë sërish dy vakancat.

 Aktualisht Stuktura e Posaçme Antikorrupsion ka 11 anëtarë, nga 15 që duhet të ketë, nga ky 9 prej tyre janë të emëruar e ndërsa dy janë të komanduar.

Dokumenti për shpalljen e vendeve vakante në SPAK nga KLP