TIRANE- Ka përfunduar afati për ankimimin e renditjes së KLP-së në garën për kryeprokuror. Asnjë nga kandidatët nuk ka paraqitur ankimim. 

Arta Marku Prokurorja e Përgjithshme e Përkohshme e cila garon për një mandat për plotë në këtë post, i kërkoi dje KLP-së që t'i vihet në dispozicion pikëzimi i detajuar i secilit anëtar të Këshillit, i cili e renditi atë të dytën në garën për kryeprokuror, por deri në përfundim të afatit zyrtar nuk i paraqit asnjë ankim.

Lista pritet të dërgohet në Parlament, dhe brenda 1 muaji zgjidhet kryeprokurori i ri me mandat 7 vjeçar.

Një ditë pas intervistimit, Këshilli i Lartë i Prokurorisë bëri publik edhe listën e pikëzimit të kandidatëve për Prokuror të Përgjithshëm.

I pari në listë u rendit prokurori Olsian Çela me 459 pikë, ndjekur nga kryeprokurorja aktuale me mandat të përkohshëm Arta Marku me 406 pikë dhe prokurorja Fatjona Memçajm me 362 pikë.