Në përfundim të punës, trupat pjesmarrëse në këtë operacion i vizitoi zëvëndësministri i Mbrojtjes, Petro Koçi. Zv. ministri Koçi i falenderoi trupat për punën dhe përkushtimin me të cilin kanë vepruar këto ditë, duke i shërbyer komunitetit dhe pushuesve në të gjithë vijën bregdetare. Për zëvëndësministrin Koçi aksioni "bluzat e bardha" ishte një investim kulturor për të treguar se ambienti i përbashkët duhet ruajtur dhe respektuar. “Me këtë aksion kemi të bëjmë me një investim edhe kulturor, sepse ky aksion ndryshon raportin e shoqërisë me mjedisin dhe me pastërtinë. Është një element shumë i rëndësishëm për të pasur një turizëm të suksesshëm, për të pasur një Shqipëri të pastër, për të pasur një bregdet tërheqës”.
Në fund të fjalës së tij, zv. ministri Koçi i bëri thirrje pushtetit vendor që të vazhdojë bashkëpunimin dhe të strukturojë instrumenta aktivë për pastrimin e përhershëm të akseve rrugore të bregdetit.
Foto të tjera..
Redaksia Online
XH.K/shqiptarja.com