Përfundon ankandi, qeveria në
ikje merr 15 milionë euro borxh

Përfundon ankandi, qeveria në<br />ikje merr 15 milionë euro borxh
TIRANË - Qeveria në ikje, e ndodhur në mungesë të theksuar të likuiditetit, ka shitur sot 15 milionë euro letra me vlerë me afat maturimi 12-mujor. Operacioni është kryer, si gjithnjë, nga Banka e Shqipërisë për llogari të Ministrisë së Financave.

Ndryshe nga ankandi i kaluar në korrik, ku BSH nuk arriti që të shesë të gjithë shumën e nxjerrë në shitje për shkak të interesit të lartë të ofruar nga bankat, pavarësisht kërkesës së lartë për to, këtë herë ajo ia ka dalë që të mbledhë të gjithë shumën që i duheshin financave.

Shuma e kërkuar nga bankat, institucionet financiare dhe individët ishte 16 miliardë lekë. Interesi mesatar i kërkuar nga pjesëmarrësit në ankand ishte 3.18% dhe ai i pranuar zbriti në 3.08%, nga 3.9% që kishte qenë në ankandin e 23 korrikut 2013, një rënie e ndjeshme kjo.

Nga kjo shumë, pjesa që i takon Bankës së Shqipërisë është zero, duke e lënë ankandin në “dorën” e bankave tregtare, që janë blerësit kryesorë të bonove, apo dhe të individëve.

Në ankandin  korrikut, BSH arriti të shesë vetëm 9.3 milionë euro eurobono, nga 11 milionë euro që kishin planifikuar Financat, teksa bankat kërkuan interesa të larta, duke e detyruar Bankën e Shqipërisë të pranojë vetëm ofertat që kanë interes të ulët.

Sipas të dhënave nga Banka e Shqipërisë, ky është ankandi i nënti që realizohet në euro, që kur filluan të shiten eurobono ne maj 2010.

Redaksia Online
(mag/shqiptarja.com)

 
 

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Agron Gjekmarkaj: Sami Repishti iku, la pas një monument

Agron Gjekmarkaj: Sami Repishti iku, la pas një monument