Pas përfundimit të 'Black Out' total në Aeroportin e Rinasit, ministri i Mbrojtjes, Niko Peleshi ka bërë me dije se nuk janë kontrollorët e Ushtrisë ata që kanë marrë përsipër operacionet, kjo pasi nuk janë të licencuar.
"Ministria e Mbrojtjes dhe Forcat e Armatosua as nuk kanë marrë dhe as nuk do të marrin ndonjë rol më tepër se ajo që bëjnë rutinë në Aeroport, si pjesë integrale e tij, Policia Ushtarake, bën ruajtjen e tij. Nuk janë kontrollorët Ushtarak ato që do të marrin operacionet , nuk jemi ne të licencuar për aviacion civil. Bojkoti i punës nga kontrollorët , solli mosfunksionim dhe mbylljen e aeroportit. Ne jemi pjesë integrale me policinë ushtarake. Është shtuar vigjilenca ku një aset i rëndësishëm cenohet, padyshim që do jemi më vigjilent. Jemi të vetëdijshëm për moslejimin e FA në një periudhë zgjedhore pa një urdhër të veçantë. Por nuk jemi në ato kushte, thjesht në vijimin e punë me një vigjilencë të shtuar. Në cilësinë e ministrit të Mbrojtjes, dje kam thirrur një mbledhje me Komitetin e Mbrojtjes Civile. Është i vetmi kombëtar dhe porta e vetme e hyrjes ajrore. Ku vijnë vaksinat. Ka qindra shqiptarë që presin nëpër aeroportet e Europës. Pastaj Stërvitja Defender 2021. Padyshim që përgatitjet ka kohë që kanë filluar. Ka vendosur që dakordoi të marr të gjitha hapat që të sigurojë kontrollorë vendas apo të huaj për të filluar operacionet. Procedurë e përshpejtuar. Gjë të cilën e legjitimon vendimi i mbrojtjes civile", tha Peleshi.
Lajmi kryesor:
Vijnë kontrollorë të huaj nga aleatët! Balluku: Rinisin fluturimet esenciale, nesër situata kthehet në normalitet! Mbërrijnë vaksinat anti-COVID që s'mundën dje
B.K./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
23 Dhjetor, 23:33
Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?
-
Të drejtë
14%
-
Të gabuar
83%
-
Nuk e di
3%
Vota total: 2900
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Konferenca e Kryetarëve/ PS rrëzon komisionin hetimor për Ballukun, lidhur me Porto Romanon! Bardhi: Aferë korruptive! Balla: Kërkoni 6 muaj hetim, s'ka kohë
23 Dhjetor, 12:27
-
Balluku live me Agron Shehajn në Facebook! Deputeti akuza: Hajdute, bën jetë milionereje! I ke të gjithë vartësit në burg (VIDEO)
19 Dhjetor, 13:51
-
Vjosa Osmani e zemëruar me BE pas samitit të Ballkanit Perëndimor
19 Dhjetor, 11:17
-
Debate në Kuvend/ Shehaj akuzon Ballukun: Ka 6 muaj shmang interpelancën, 1,3 mld euro Thumanë-Kashar, skandal! S’ka lekë për pensione, por hedh valle në festat e PS
19 Dhjetor, 10:25
-
Përplasje në Kuvend, 'mollë sherri' Bashkim Ulaj dhe interpelanca me Ballukun! Shehaj bllokon 4 orë foltoren, Spiropali e përjashtoi, Noka e shtyn me forcë
19 Dhjetor, 08:07
-
Protestoi te ‘Infrastruktura’ se nuk i jepnin fondin e rindërtimit, 62-vjeçares i premtohet zgjidhje pas denoncimit në Report Tv! Natën e kaloi para Ministrisë
18 Dhjetor, 08:50
-
Nuk merr fondin për dëmtimin e shtëpisë nga tërmeti, gruaja në grevë urie para Ministrisë së Infrastrukturës: Balluku të më japë zgjidhje ose të marrë dhuratë vetëflijimin tim
17 Dhjetor, 18:45
-
Blushi nga Fieri: Rama 'babai' i korrupsionit, Balluku duhet të ishte në burg! Meta u arrestua sepse i denoncoi, SPAK në kontroll të kryeministrit
15 Dhjetor, 19:31
-
Bardhi denoncon zv/kryeministren: Vetëm me firmën e Ballukut ndodhin vjedhje dhe skandale të tilla, çfarë duhet më shumë për të mbajtur përgjegjësi?!
15 Dhjetor, 19:13
-
Berisha: Belindën mos e thërrisni më Lubi Balluku, por Lubi Loti! Si mund të ndahen 13 km rrugë në 14 kontrata?! Në 11 maj PS do pësojë disfatë të thellë
12 Dhjetor, 12:45
-
PD e Vlorës denoncon: Prokuroria të hetojë Belinda Ballukun për skandalin! Korrupsion me dy TEC-e, s’prodhojnë asgjë dhe kanë marrë 73 mln euro në dy vite!
9 Dhjetor, 15:29
-
PD padit në SPAK zv/kryeministren Belinda Balluku! Bardhi: Firmosi koston për impiantin fotovoltaik në digën e Zadejës 5 mln euro më shumë
2 Dhjetor, 11:44