I fundit që u ngjit në pedanë këtë të mërkurë ishte Ertjan Kofsha, i cili garoi në kategorinë 95 kilogramë, baderia C. 21-vjeçari u rendit i 24 me 350 kilogramë në dygarësh, 65 kilogramë më pak se fituesi Nasar Karlos nga Bullgaria.
Më herët Enkileda Carja u rendit e 20 në dygarësh për kategorinë 69 kilogramë vajza, ndërsa Erkand Qerimaj nuk u klasifikua në dy garësh pasi dështoi në tri provat e stilit të shkëputjes. Po në kategorinë 75 kilogramë, pa nisur gara, Briken Calja u tërhoq për shkak dëmtimi, ndërsa kampionati botëror i peshëngritjes vlen edhe për grumbullimin e pikëve në kualifikimin për Lojërat Olimpike të 2028.









Komente
Komento