Numërimi i votave në Kosovë përfundoi dhe rezultati tashmë është i qartë. Me përfundimin e numërimit të fletëve të votimit që kishin shkuar në Kosovë me postë nga diaspora, KQZ do të nisë një proces përfundimtar përpara se të certifikojë rezultatin.
Zëdhënësi i institucionit, Valmir Elezi, njoftoi se në 48 orët e ardhshme, KQZ do të bëjë një rinumërim të 185 kutive në Prishtinë, Gjakovë e Prizren, që i shërben për të evidentuar nëse ka ndryshime në rezultat dhe manipulime të ndryshme.
Mbyllja e numërimit të votës së diasporës konfiguroi edhe rezultatin përfundimtar që duhet ende të certifikohet nga KQZ, pas ankesave të mundshme.
LVV u votëbesua me 53 deputetë në zgjedhjet e parakohshme të 7 qershorit, 4 më pak se në zgjedhjet e mëparshme.
PDK rezultoi sërish forcë e dytë, sërish me 22 mandate. LDK që kishte Vjosa Osmanin në krye të listës, siguroi 18 deputetë, 3 më shumë se në dhjetor 2025 ndërsa AAK do të dërgojë 7 deputetë në Kuvend, një më shumë se në zgjedhjet e kaluara.
Albin Kurti u shpreh javën e kaluar se është i hapur për bisedime me opozitën, pasi vendi parlamenti duhet të zgjedhë sa më shpejt presidentin e ri pas konstituimit të parlamentit dhe votëbesimit të qeverisë.
Komente








