Propozimi/ Provim me nivele për mbrojtjen e Gjuhës Shqipe, kusht për punësimin në administratë! Në maturë të ndahet nga Letërsia

Qeveria do të ngrejë një strategji kombëtare për gjuhën shqipe, të cilën në kushtet aktuale e konsideron më të rrezikuar se kurrë. Në përmbyllje të Kongresit 2 ditor Kombëtar për Arsimin, ministrja e Arsimit Evis Kushi, ngriti një sërë pyetjesh që pritet të marrin përgjigje në tryeza diskutimi me të gjithë aktorët.

Propozimi i parë që pritet të hidhet në diskutim është ai për të bërë provime sipas niveleve për gjuhën shqipe, siç ndodh aktualisht me gjuhët e huaja, dhe ky provim me nivele të jetë kriter për punësimin në administratën publike, ku evidentohen edhe problemet më të mëdha të gjuhës shqipe sidomos në dokumentet zyrtare.

Ministrja e Arsimit ngre nevojën që gjuha shqipe të përfshihet edhe në programet universitare në Bachelor, apo edhe në ato të mësuesisë.

Ndër të tjera, ministrja propozon që gjuha shqipe në gjimnaze të bëhet 3 orë në javë, nga 2 që është aktualisht dhe që në provimet e maturës gjuha shqipe të jetë në një test të veçantë e shkëputur nga letërsia.

Një hap më i shpejtë, sipas Kushit, mund të jetë një program trajnimi kombëtar për të gjithë mësuesit e profileve të ndryshme në lidhje me zhvillimin e kompetencës gjuhësore sipas grupmoshave të nxënësve. Si edhe zhvillimi i aktiviteteve, si konkurse për gjuhën shqipe për të folurën në publik në shkolla dhe universitete.

Pyetjet e ngritura nga ministrja Kushi ishin:

1- A duhen provime të veçanta në shkollën e mesme? Tashmë ne e kemi gjuhën shqipe si lëndë, dy orë në javë, por provimi i maturës është i përbashkët, gjuhë shqipe dhe letërsi. Mos ndoshta duhet ta kemi gjuhën shqipe provim të veçantë?

2-A duhet ta përfshijmë gjuhën shqipe në programet apo kurrikulat universitare?

3-A duhet në programin Bachelor, a duhet në programet e mësuesisë apo edhe në programet e tjera?

4-A ka ardhur koha të hartojmë një test provimi sipas nivelit gjuhësor për gjuhën shqipe? Siç janë provimet për gjuhën angleze, franceze, për të gjitha gjuhët. Sot për gjuhën shqipe nuk ka një provim të tillë.

5-Mos ndoshta ka ardhur koha që ky provim sipas niveleve të jetë ndoshta dhe si kriter për punësim në administratën publike.6-Mund të rishikojmë ndoshta edhe kurrikulën. A janë të mjaftueshme ato dy orë të gjuhës shqipe në shkollën e mesme apo duhet të shtohet edhe një orë tjetër.

Kongresi i Arsimit nisi punimet një ditë më parë, ndërsa kryeministri Edi Rama tha se gjuha shqipe është e rrezikuar. Rama tha se duhet të futet në çdo nivel arsimor mbrojtja me provim e gjuhës shqipe njësoj si anglishtja. Në ditën e parë të kongresit u diskutua për Ndërkombëtarizimin e Arsimit dhe Sfidat e të Ardhmes, Ndërkombëtarizimin e universiteteve dhe pjesëmarrjen në programet Horizon Europe dhe Erasmus Plus, Kërkimin Shkencor dhe Inovacionin, si dhe për Sigurimin e Cilësisë në Arsimin e Lartë, Digjitalizimi në Arsimin e Lartë, sfidë dhe mundësi për Institucionet e Arsimit të Lartë.

SI.E./KT/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Turi: 14/09/2022 08:00

    Nismë shumëme mirë, vetëm se duhet shumë kujdes se mos kthehen kto komisionet e provimit në taksambledhës e pastaj skemi bër asgjë…njerëzit për të punuar në administratë paguajn lekë, e sdo ndalen për ca lekë për të blerë provimin. Nuk dua të tingëlloj pesimist, por gjasa ka që të ndodh kështu.

    Përgjigju
  • Dakord: 14/09/2022 07:10

    Sa më shpejt të jetë e mundur të bëni kriter punësimi gjuhën shqipe aq më mirë. Edhe gjoba gazetave që shkruajnë me gabime gramatikore mundësisht.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Kosova mbyll dy ndërmarrje publike serbe në veri! Sveçla: Grumbullonin pagesa në mënyrë të paligjshme!

Kosova mbyll dy ndërmarrje publike serbe në veri! Sveçla: Grumbullonin pagesa në mënyrë të paligjshme!