Përfundon mbledhja e grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, deputetët do mbështesin protestën e studentëve

Përfundon mbledhja e grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, deputetët do mbështesin protestën e studentëve

Grupi parlamentar i PD-së

Partia Demokratike ka mbledhur ditën e sotme grupin e saj parlamentar ku zhvilloi ditën e sotme një mbledhje me dyer të mbyllura.

Gazetari i Report Tv, Elis Memelli tregon se temë kryesore e diskutimit ditën e sotme ka qene mbështetja dhe përkrahja e protestës  për të cilën është vendosur që ditën e nesërme opozita të alternohet  me protestën e studentëve.  

Siç informoi edhe gazetari i Report TV, mësohet se një ndër vendimet e marra gjatë mbledhjes së grupit Parlamentar të PD-së, është edhe mbështeja aktive e protestës së studentëve të cilët prej më shumë se dy javësh, po protestojnë duke kërkuar plotësimin e këkresave të tyrë për përgjysmimin e tarifave mësimore dhe kushteve të cilisisë së mësimdhënies.

Mbledhja e grupit parlamentar të PD-së, vjen pas 5 muajsh ku opozita dhe grupi përfaqësues i Partisë Demokratike ka bojkotuar duke mos marrë  pjesë në seancat plenare të zhvilluara në Kuvendi, ndërsa pritet që ditën e nesërme, të marrë pjesë në seancën e së ënjtes në Parlament.

Ndërkohë në seancën e ditës së nesërme, në parlament 3 orët për të folur i takojnë maxhorancës dhe 2 orë opozitës.

/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Konfirmohet rasti i parë me linë e majmunëve në Kosovë

Konfirmohet rasti i parë me linë e majmunëve në Kosovë