Një pengmarrje në një qendër postare në “Haute de Seine” mesditën e sotme ngriti shqetësime tek Franca e cila për pak orë përjetoi frikën e një sulmi të dytë terrorist.
Një person i armatosur me një kallashnikov, armë dhe granata mbajti për disa orë peng disa persona. Policia i ka arritur të lirojë pengjet duke negociuar me pengmarrësin, i cili në fund i është dorëzuar policisë.
Prefekti i zonës ku ka ndodhur ngjarja sqaroi se bëhet fjalë për një të sëmurë mendor, të zhgënjyer nga një lidhje dashurie.
Pengmarrësi është një person me precedentë penalë, pasi është i dyshuar për disa krime në të kaluarën. Incidenti i sotëm nuk lidhje me ngjarjet terroriste të javës së kaluar në kryeqytet ku mbetën të vdekur 17 persona.

Redaksia Online
(g.f/Shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com

VIDEO