Përfundon procesi i vaksinimit të bluzave të bardha në Shkodër për 2500 persona, nis për të moshuarit mbi 80 vjeç

Në Shkodër është përmbyllur procesi i vaksinimit të bluzave të bardha. Në total në të gjithë veriun janë vaksinuar 2500 persona.

Ndërkohë sot ka nisur procesi i vaksinimit të të moshuarve mbi 80 vjeç. Vetë të moshuarit shprehen të kënaqur me nisjen e procesit të vaksinimit për to.

'Jashtëzakonisht, shumë mirë me të tana paramatrat, bëra dhe pushimin. Mirë dukem. Nuk kam asnjë problem, dhe jam i operuar edhe me zemër. U ndjemë shumë mirë dhe që kanë bërë një organizim kaq të mirë, me njerëz të sjellshëm, për fjalë të nderit. '- thanë qytetarët.

Në total në të gjithë bashkinë e Shkodrës, janë 7700 të moshuar mbi 80 vjeç, të cilët pritet t'i nënshtrohen procesit të vaksinimit.


Lajmi kryesor:

Përfundon vaksinimi i mjekëve në Shkodër, fillon për të moshuarit! Nis edhe në Berat, Rama: Të përfshijmë ushtrinë dhe studentët e infermierisë!


M.Q./b.ha./Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:

    Rithemelimi propozon rikthimin e koalicioneve të vjetra, a jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

Shkodër, IKMT aksionin për shembjen e 11 beach bareve gjatë bregdetit në Velipojë

Shkodër, IKMT aksionin për shembjen e 11 beach bareve gjatë bregdetit në Velipojë