Ekipi filmik i regjisorit J. J. Abrams ka përfunduar regjistrimin e serisë së "Star Wars" në studion britanike "Pinewood", pas së cilës u mbajt edhe një festë në Muzeun Shkencave të Londrës, raportuan në shtypin britanik.

Abrams i ka mbaruar xhirimet e filmit gjatë fundjavës së fundit, pas shtatë muajsh të regjistrimit që kishin qenë dikur të ndërprera për shkak të lëndimit të aktorit 71-vjeçar Harrison Ford, i cili më 7 qershor, goditi këmbën e një derë hidraulike.

Në festimin e zhvilluar me këtë rast në muze, të gjithë mysafirëve u janë shpërndarë kapele me logon e filmit, ndërsa protagonistëve të filmit u është lexuar një letër e gjatë dhe prekëse në të cilën regjisori falënderoi të gjithë anëtarët e ekuipazhit të filmit për bashkëpunim.

"Ishte një nder i vërtetë dhe një gëzim i madh për të punuar me ju. Ju e dinit se do të përballeshit me sukses me këtë sfidë," shkruhej në letër.

ATSH