Gennaro Gattuso nuk do jetë më trajner i Olimpic Marseille. Klubi francez ka vendosur të shkarkojë italianin pas humbjes 1-0 që pësuan të dielën mbrëma kundër Brestit.
Zgjat kështu më pak se 5 muaj aventura për ish-futbollistin e Milanit, i cili ka haur shumë vështirësi në karrierën si trajner. Ndërkohë Marseille po shikon disa opsione për ta zëvendësuar ku përveç Galtier, ish-trajnerit të Paris SG, më favorit është Jean-Louis Gasset.
Marseille pas 22 javësh kampionat në Ligue 1 pozicionohet në vendin e 9 me 30 pikë.
Komento