Përfundon votimi në Pogradec e
Shkodër, s'ka kush lexon votat

Përfundon votimi në Pogradec e<br />Shkodër, s'ka kush lexon votat
POGRADEC - SHKODËR - Kanë përfunduar rreth orës 19:00 të mbrëmjes së sotshme votimet në dy komuna, në Pogradec dhe Shkodër, ku janë zhvilluar zgjedhje të pjesshme lokale për krerët e komunave; respektivisht në Dardhas dhe Rrethina, si një përballje e re mes të majtës e të djathtës që pas 23 qershorit.

Deri në orën 11:30, procesi eci normalisht, kur u njoftua se në Dardhas u shoqëruan nga policia dy militantë partish, që u konfrontuan me njëri - tjetrin jashtë qendrës së votimit, kurse në Rrethinat pritej lirimi i dy militantëve, që u shoqëruan dje për verifikim.

Në Dardhas, ku për PD-në kandidon Gentian Pere, ndërsa për PS-në e LSI-në, Genci Hamllari janë hapur 8 qendra votimi dhe pritet të votojnë rreth 2600 persona; po ashtu, në Shkodër, ku kandidojnë Luan Harusha për PS-në dhe Ridvan Guri për PD-në, të 24 qendrat e votimit janë hapur për 16 700 votuesit e kësaj komune.
 
Pas përfundimit të votimeve, zëdhënësja e KQZ, Drilona Hoxhaj i cilësoi zgjedhjet e sotshme "të qeta dhe pa incidente".
 
Tashmë komisionerët i kanë çuar materialet zgjedhore pranë KZAZ-ve. Ndërsa KQZ ka përgatitur gjithë infrastrukturën në vendet ku do bëhet numërimi i votave. Mjediset janë të survejuara edhe nga kamerat.

Procesi i numërimit do të jetë pa ndërprerje dhe në tabela në kohë reale do të shfaqen edhe rezultatet.

KQZ: PARTITË POLITIKE ENDE S'KANË EMRAT E NUMËRUESVE
"Në KZQZ numër 2 Shkodër partitë politike nuk kanë dërguar emrat e anëtarëve të numërimit të fletëve të votimit", ka bërë me dije zëdhënësja e KQZ, Drilona Hoxhaj.
Më tej ajo ka shtuar se "KQZ i bën apel partive PD, PS dhe LSI, që mos shkaktojnë vonesa në procesin e numërimit të votave".
 
ORA 19:15 - MBYLLET VOTIMI NË KOMUNËN RRETHINA
Mbyllet votimi në komunën Rrethina në Shkodër. Në votime morën pjesë 5722 zgjedhës nga 16829 gjithsej, që do të thotë 34%. Kutitë e 6 qendrave të votimit janë çuar në KZAZ nr. 2 dhe do të numërohen në pallatin e sportit “Qazim Dervishi” në Shkodër.

ORA 19:00 MBYLLET VOTIMI NË KOMUNËN DARDHAS
Mbyllet procesi i votimit në 6 qendrat e votimit në komunën Dardhas në Pogradec. Si përfundim në këtë komunë votuan 1539 zgjedhës nga 2579 banorë gjithsej, që do të thotë 59,67%. Pritet transporti i kutive në shkollën 9-vjeçare në Dardhas, ku dhe do të numërohen votat.

ORA 16:00 - PJESËMARRJA E ULËT, NË RRETHINA - 25,78%, NË DARDHAS - 44,36%
Sipas KQZ, pjesëmarrja në zgjedhje deri në orën 16:00 në komunën Rrethinat ka qenë 4339 zgjedhës nga 16829 gjithsej, që do të thotë 25,78%.

Ndërsa pjesëmarrja në zgjedhje në komunën Dardhas të Korçës deri në orën 16:00 ka qenë 1144 vetë nga 2579 banorë gjithsej, që do të thotë 44,36%.

Zëdhënësja e KQZ, Drilona Hoxhaj ka referuar se "kjo është një pjesëmarrje e ulët në votime" dhe u ka bërë thirrje banorëve të këtyre zonave të shkojnë të votojnë. 

ORA 12:30 NDALONE PREJ 12 ORESH, DY PERKRAHES TE PS
Policia e Shkodrës ka shoqëruar që mbrëmë, dy përkrahës të PS-së, sipas saj për verifikim dhe që ende nuk janë liruar, pavarësisht se kjo duhet të kishte ndodhur sot në orën 11:00. Ndalimi është bërë gjatë një kontrolli rutinë në fshatin Dobraç. Ata quhen Behar Bajri dhe Serjan Alia.

ORA 11:30 KQZ: DERI TANI VOTIM NORMAL
Në orën 11:30, KQZ-ja njoftoi se votimi në të komunat është duke ecur normalisht dhe pa asnjë problem. Zëdhënësja e KQZ-së, Drilona Hoxhaj, njoftoi rregullsi në pjesëmarrjen në votim dhe procesin në tërësi. Pjesëmarrja në votim në shifra, në komunat Dardhas dhe Rrethinat

ORA 10: DARDHA, POGRADEC, KANDIDATI DEMOKRAT: PO NA KERCENOJNE
Komuna Dardhas, Pogradec. kandidati i PD-së Gentian Pere ka kërcënuar se do kërkojë pezullimin e votimit, pasi sipas tij ka presione ndaj komisionerëve të djathtë në fshatin Nicë.

BASHA: MOS BINI PRE E SHANTAZHEVE TE KUNDERSHTARIT
Ndërkohë, në qytetin verior kreu i PD, Lulzim Basha një natë më parë u ka bërë thirrje banorëve të kësaj komune të marrin pjesë në votime me 1 shtator, ndërsa theksoi se “asnjë banor nuk duhet të bjerë pre e shantazheve apo presioneve të mundshme të kundërshtarit politik”.

Komuna Rrethina e cila do t’u nënshtrohet zgjedhjeve të pjesshme ditën e sotme do të ketë një përballje-test mes të majtës dhe të djathtës. Për kreun e komunës, përballë njëri-tjetrit kandidojnë Luan Harusha për PS dhe Ridvan Guri për PD. Pak orë para zgjedhjeve për kreun e ri të komunës Rrethina në Shkodër, materialet zgjedhore kanë nisur shpërndarjen rreth orës 15:00 të ditës së djeshme.

Në komunën Dardhas të Pogradecit, për PD kandidon Gentian Pere ndërsa për PS-në e LSI-në, Genci Hamllari.

Materialet zgjedhore janë dorëzuar të gjitha tek komisioni zonal zgjedhor. Forcat politike nuk i kanë sjellë në afatet e caktuara, por kjo gjë është zgjidhur dhe jemi konform rregullave". Kështu, mbi 16 mijë votues të komunës Rrethina do të jenë në kutitë e votimit sot për të zgjedhur mes Harushës dhe Gurit.

Ish-kryekomunari Kleves Muja pak kohë më parë u shkarkua nga detyra dhe u arresua, pasi kërkohej për trafik ndërkombëtar të lëndëve narkotike. Por dhe komuna e Dardhës në Korçë do të zgjedhë kryetarin e ri të komunës së saj.

Janë rreth 19.453 zgjedhës që do t'i drejtohen kutive të votimit për të zgjedhur drejtuesit e rinj lokalë. Për këtë proces KQZ ka ngritur 30 qendra votimi. Në këto zgjedhje, PS dhe LSI do të konkurojnë së bashku në koalicionin "Aleanca për Shqipërinë Europiane", ndërsa PD do të garojë e vetme.

Redaksia online
(ar.sh/mag/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni takimin e Ramës me shqiptarët në Athinë?



×

Lajmi i fundit

EMRI/ Aksidentohet për vdekje drejtuesi i motorit në aksin Delvinë-Kardhiq, po udhëtonte grup bashkë me të tjerë

EMRI/ Aksidentohet për vdekje drejtuesi i motorit në aksin Delvinë-Kardhiq, po udhëtonte grup bashkë me të tjerë