TIRANË - Tirana ka zhvilluar sot një analize të detajuar për çfarë ka ndodhur në ndeshjen e barazuar me Laçin. Trajneri Gugash Magani i ka treguar lojtarëve çfarë nuk ka funksionuar në takmin e luajtur në "Qemal Stafa". Ndeshja e barazuar pa gola në gjysëmfinalen e parë në Kupën e Shqipërisë lë të hapur mundësinë për një kualifikim të mundshëm në ndeshjen e kthimit. Tekniku i ka treguar lojtarëve se me karakter dhe grintë gjithçka mund të arrihet. Magani është marrë me futbollistët që kanë luajtur nga minuta e parë ndaj Laçit, por dhe me ata që u aktivizuan si zëvendësues gjatë takimit. Skuadra ka patur gjithashtu minutazh në dispozicion për të biseduar me trajnerin. Lojtarët kanë shprehur në unison se asgjë nuk ka përfunduar dhe se kanë besim se do ja dalin në ndeshjet e rradhës ne kampionat dhe më pas do të shkojnë në Laç për tu kualifikuar. Përgjatë 45 minutave në "Skënder Halili", bardheblutë kanë analizuar çfarë kanë lënë pas dhe kanë folur gjithashtu edhe për çfarë duhet të ndryshojnë dhe përmirësojnë në takimet e rradhës ku do të vendosen fatet e sezonit.
Elis Bakaj nis stervitjen me grupin
Elis Bakaj i është rikthyer stërvitjes me skuadrën. Një muaj mungesë për shkak të dëmtimit në ndeshjen me Skënderbeun është lënë pas. Bakaj dëmtoi gjurin dhe gjatë kësaj periudhe i është dashur të punoj i diferencuar. Sulmuesi ka nisur mbrëmë stërvitjen me skuadrën dhe pritet që në fundjave të jetë i gatshëm.
Pas analizës stërvitja:
Në përfundim të analizës, bardheblutë kanë zhvilluar dhe seancën stërvitore. Lojtarët që u aktivizuan në ndeshjen me Laçin zhvilluar një seksion atletik dhe fizioterapi për të relaksuar muskujt, ndërsa pjesa tjetër e grupit zhvilloj dhe stërvitje taktike dhe fizike me qëllim përgatitjen sa më mirë të përballjes së fundjavës ndaj Vllaznisë.
Federata Shqiptare e futbollit ka njoftuar se Java e 30-të e superiores do të zhvillohet gjatë ditës së dielë dhe të hënë. Kështus sipas programit 24-herë kampionët e Shqipërisë do të zbresin në "Qemal Stafa" në orën 17:00 të ditës së dielë. Çmimi i biletave njoftojnë burime nga klubi kryeqytetas do të kushtojnë njëllojë sa në ndeshjet para ardhëse. Karshia 300 all, Tribuna 500 all. Fëmijët dhe femrat do të hynë pa pagësë në sektorin Karshi.
Tirana deri më tani ka grumbulluar 57 pikë dhe është në vendin e katërt, 2 pikë poshtë Partizanit të vendit të tretë. 3 pikë larg Skënderbeut në vendin e dytë dhe 4 pikë larg Kukësit kryesues. Tirana, Skënderbeu dhe Kukësi janë tre skuadrat kryesuese të cilat janë ende në garë edhe për kupë. Blu nga verilindja u përplasën me Skënderbeun në gjysëm finalen e parë të zhvilluar në Kukës dhe fituan me rezultatin 1-0 falë një goli të Pero Pejiç në minutën e 6'. Tirana nga krahu tjetër barazoi në "Qemal Stafa" përballë Laçit. Ndeshjet e kthimit të kupës do të luhen pas dy javësh, ndërkohë që në mes Tirana do të luaj me Vllazninë dhe Elbasanin për të nisur më tej turin e forcës me kryesueset e kampionatit, Partizanin, Kukësin dhe Skënderbeun për ta mbyllur kampionatin në Tiranë me Teutën. /ATSH/
/Shqiptarja.com