Të shtënat me armë zjarri raportohet të jenë regjistruar në bashkinë e Chřibská në Çeki, e cila ndodhet në veri të vendit.

Mediat e huaja bëjnë të ditur se nga të shtënat humbi jetën një person dhe u plagosën të paktën gjashtë të tjerë.

Policia njoftoi se i dyshuari u qëllua për vdekje dhe nuk kishte rrezik të mëtejshëm për publikun.

Po ashtu Policia informoi se qyteti i Chřibská ku ndodhi ngjarja, është 110 kilometra në veri të Pragës. Gjithashtu u raportua se një oficer policie ishte midis të plagosurve.

Motivi për të shtënat nuk ishte menjëherë i qartë, por policia tha se disa psikologë janë dërguar në qytet për të ndihmuar personat që panë nga afër ngjarjen, për ta kaluar traumën sa më lehtë.

Ndërkohë Policia vendase së bashku ke grupin e hetimit po vijojnë punën për zbardhjen e plotë të ngjarjes dhe përcaktimin e shkaqeve të saj.