Përgjaket Kurban Bajrami
shtypen 717 pelegrinë në MekëVD/Momentet kur turma shtypet me këmbë

MEKË-Dita e Kurban Bajramit e shënuar si e shenjtë në kalendarin e besimtarëve mysliman është përgjakur. Të paktën 717 vetë janë vrarë e 863 të tjerë janë plagosur nga një ikje e rrëmujshme gjatë pelegrinazhit të Haxhit në Mina, rreth 5 km larg Mekës.Zyrtarë të Arabisë Saudite pohojnë lajmin e shtonjëse në zonën ku mbizotëron kaosi me trupa pajetë janë dërguar ekipe urgjence të ndihmës së shpejtë. 

Incidenti ka ndodhur 5 km nga Meka dhe sipas autoritetve të mbrojtjes civile gjithcka ka qënë pasoje e rrëmujës së krijuar mes njerëzve për të kryer ritin e faljes së Haxhit. Autoritet e mbrojtjes civile vijojnë operacione e shpëtimit.

Po të enjten, dy shpërthime në një xhami të kryeqytetit të Jemenit, Sana, i morën jetën 25 personave e lënduan të paktën 36 të tjerë. Sulmet e realizuara sipas gjasave nga kamikazë, goditën xhaminë al-Balili pikërisht në kohën kur besimtarët po kryenin faljen e namazit. Episodi i dhunshëm trondit vendin vetëm dy ditë pasi presidenti i tij, Abdrabbuh Mansour Hadi, u rikthye në qytetin jugor të Adenit nga Arabia Saudite, ku kishte jetuar në mërgim që prej muajit mars. Kreu i shtetit u largua asokohe pas avancimit të ndjeshëm të rebelëve huthi, të vënë tashmë nën shënjestrën e koalicionit të udhëhequr nga sauditët. 

/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës: 16 Janar, 08:35

    Dhëndri i Trump investitor strategjik për resort në Sazan, si iu duket?



×

Lajmi i fundit

Plan rus për bomba në avionë? Çfarë duhet të dini rreth akuzave të Polonisë

Plan rus për bomba në avionë? Çfarë duhet të dini rreth akuzave të Polonisë