Njeriu i afërt i Ramës humb jetën nga COVID19, kryeministri u përgjigjet skeptikëve: Të kemi kujdes

Kryeministri Edi Rama ka zhvilluar një mbledhje në shkollën "Leonik Tomeo" në Durrës për të diskutuar për mënyrat se si do të zhvillohet mësimi këtë sezon.

Gjatë takimit Rama ka folur edhe për skeptikët, të cilët mendojnë se pandemia e koronavirusit është një gënjeshtër.

Rama tha se njerëzit po vdesin përditë duke dhënë shembullin e ndarjes nga jeta të vëllait të një shoku të tij, i cili humbi jetën për shkak të infektimit nga koronavirusi.

"Faktikisht çdo ditë njerëzit po ndahen nga jeta. Fatmirësisht nuk kemi numra katastrofik. Fatmirësisht kemi numra të stabilizuar, por çdo ditë kemi humbje jete.

Numri i fatiliteteve nuk është më i madh në mënyrë të ndjeshme që ka qenë vitin e shkuar në aspektin e goditjeve vdekjeprurëse nga sëmundjet. Por, e gjitha kjo nuk do të thotë asgjë në qoftë se larg qoftë ky rrezik të vjen në shtëpi.

Jo më larg se dje unë dëgjova për një person që e kam njohur personalisht, vëllai i shokut tim që humbi jetën dhe nuk ishe në një moshë shumë të madhe, ishte i ri. Askush nuk e përcakton dot deri në fund se si dhe pse virusi bën gjëmën tek dikush edhe shfaqet në mënyrë komplet të padukshme dhe kalon pa u ndjerë fare tek dikush tjetër. Problemi është se shumë nga ne mund t'a marrin dhe nuk  e marrin vesh që e kanë. Nuk ndjejmë asgjë, vazhdojmë jetën tonë normalisht dhe pikërisht për këtë arsye ne duhet të sillemi sikur e kemi.

Gjithmonë duhet të sillemi sikur e kemi. Duhet të bëjmë kujdes se mund ta kemi e nuk e dimë dhe ua kalojmë të afërmve, miqve apo shokëve. Gjithçka do të varet se si do t'i zbatojmë rregullat", deklaroi Rama.

/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • tres: 08/09/2020 12:28

    kush esht ky robi? hahahaha, ik o t*ap se ty ste do me njeri.

    Përgjigju
    • Tarasi: 08/09/2020 15:58

      O shpellaro o dru me pre tres leshi po te pret sala tek shpella te te heq ndonje tegel

    • Luka: 08/09/2020 13:50

      Shko o Tres ne shpelle se aty e ke vendin.

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Këshilltari i Trump për sigurinë kombëtare: Ai është i shqetësuar nga përshkallëzimi i konfliktit mes Rusisë dhe Ukrainës

Këshilltari i Trump për sigurinë kombëtare: Ai është i shqetësuar nga përshkallëzimi i konfliktit mes Rusisë dhe Ukrainës