Përgjigje kundër milionave të naftës, Bayern Munich largon sponsorin nga Katari

Përgjigje kundër milionave të naftës, Bayern Munich largon sponsorin nga Katari

Stadiumi i Bayern Munich

Bayern Munich ka ndërprerë partneritetin tregtar me linjën ajrore Qatar Airways me marrëveshje të përbashkët. Një marrëveshje që është konsideruar prej kohësh e diskutueshme për shkak të akuzave për shkelje të të drejtave të njeriut në vendin e Gjirit Persik.

"Kontrata mes Bayern dhe Qatar Airways përfundon miqësisht pas pesë vitesh emocionuese së bashku. Bayern Munich dhe Qatar Airways kanë punuar së bashku me sukses dhe kanë mësuar nga njëri-tjetri", thuhet në një njoftim për shtyp nga klubi gjerman.

Ish-drejtori i Bayern Munich, Oliver Kahn, i cili u largua në fund të majit pas një sezoni zhgënjyes në klub, kishte paralajmëruar disa muaj më parë për synimin e tij për të rivlerësuar partneritetin me këtë sponsor.

Klubi bavarez ka qenë veçanërisht subjekt i kritikave në Gjermani para Kupës së Botës në Katar në fund të vitit 2022, ndërsa Doha është akuzuar për shkelje të të drejtave të njeriut. Në vitin 2021, tifozët e klubit ndërprenë mbledhjen e përgjithshme të Bayernit, duke kërkuar fundin e partneritetit mes sponsorit dhe klubit.

S.Dh/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qene per ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Shenjat që kanë më shumë gjasa të fillojnë një zënkë në tryezën e festave

Shenjat që kanë më shumë gjasa të fillojnë një zënkë në tryezën e festave