Përgjimet e anti-mafias italiane për Ndrangheta, Balla: Ato që janë përmendur me emër i keni në presidencë dhe miq të Lulzim Bashës

TIRANË- Në përfundim të mbledhjes me drejtuesit e qarqeve, Sekretari i Përgjithshëm i PS-së, Taulant Balla është ndalur të flasë edhe për përgjimet e anti-mafias Italiane për Ndrangheta-n. Në përgjigje të gazetarëve, Balla tha se eurodeputeti Lorenzo Cesa, është mik i kryedemokratit Lulzim Basha, madje ky i fundit i ka pritur në zyrë. Ai shtoi gjithashtu, e në ato përgjime përmenden me emra të tjerë të cilët sot gjenden në Presidencë, por pa u ndalur specifikisht te to.

"Unë jam kryetari i delegacionit shqiptar në Parlamentin Europian. Eurodeputeti që përmendet është mik i vjetër i Lulzim Bashës e ka pasur edhe në zyrë e ka takuar edhe në Bruksel edhe në Vlorë. Nisja e hetimeve nga SPAK, një gjë shumë e mirë. Meqënëse po bëhet fjalë për një eurodeputet pyeteni se e keni pasur në zyrë. Ato që janë përmendur me emër i keni në presidencë dhe miq të kryetarit të opozitës, për të tjera duroni dhe dëgjoni", tha Balla.

Balla shtoi se përshëndet deklaratën e SPAK, për mundësinë e nisjes së një hetimi për këtë çështje edhe në Shqipëri.

“Ajo që përshëndes është fakti që SPAK do të bëjë verifikime përkatëse dhe do duhet t’i shkoj deri në fund kësaj çështje, kjo është po hetohet nga drejtësisë fqinje”, tha Balla.

Tre ditë me parë policia italiane zhvilloi një megaoperacion ku vuri në pranga një grup shumë të madh personash si të përfshirë në grupin mafioz italian "Ndrangheta". Mediat italiane kanë raportuar se janë ekzekutuar 50 masa ndalimi me akuzën për korrupsion dhe mashtrim në vlerën e 250 milionë eurove. Nga personat e përfshirë në hetime janë edhe dy shqiptarë, Henrik Baci i cili është lënë në arrest shtëpie dhe një vajzë, Odeta Hasaj, e cila është lënë në masën e arrestit 'Detyrim paraqitje'.

Në përgjime u përmend edhe emri i Presidentit i Shqipërisë edhe këshilltarit të tij Ilir Kulla. 'Princi' i Ndranghetas, Antonio Gallo, në një bisedë të tetorit 2018 me ish-zyrtarin e Guardia Di Finanzia-s Ercole D’Alessandro, përmendet me emër Ilir Kulla, këshilltari i Presidentit të Republikës, Ilir Meta. Madje krerët e grupit mafioz flasin edhe për Presidentin Meta, ku në një sekuencë të përgjimeve, në bisedën mes Antonio Gallo që njihej edhe me nofkën "Princi" dhe Ercolle D'Alessandro, përmendet edhe 'Presidenti i Shqiptarëve'.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 11:51
Përgjimet e antimafias italiane, PD: Përpjekja e Ballës patetike, ne do të sjellim ndryshimin!

Qëndrimin e Sekretarit të Përgjithshëm i PS-së, Taulant Balla për përgjimet e anti-mafias Italiane për Ndrangheta-n, Partia Demokratike i ka quajtur patetike.

Ish-deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku, e cilëson një korrupsion në shkallë të gjerë në Shqipëri,  i udhëhequr sipas saj nga mafia dhe e ushtruar me miratimin e Ramës dhe Veliajt.

"Përgjimet e antimafias italiane janë një provë më shumë se Rama dhe njerëzit e tij shqetësohen vetëm për veten dhe jo për popullin shqiptar.  Ata po trefishojnë pasurinë e tyre, ndërsa ekonomia shqiptare po kolapson.  Ata bëjnë biznes me mafian në vend që të krijojnë vende pune për qytetarët.  Përpjekja patetike nga Taulant Balla nuk do të funksionojë.  Kjo është ajo që ata bëjnë.  Në 25 Prill historia e një qeverie që punon për 20%-shin e mafias dhe të korrupsionit do të marrë fund.

 Është koha për ndryshim!  Ne do të sjellim ndryshimin! Ne do të shpëtojmë vendin nga mafia, nga Rama, nga kukulla e tij në Bashkinë e Tiranës dhe nga miqtë e tyre. Ne do të ndërtojmë një qeveri që kujdeset për qytetarët e Shqipërisë", tha ndër të tjera Tabaku.

B.K./r.k./Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Si është gjendja e Metës? Faik Basha: Po drejton aksionin opozitar nga burgu! Së shpejti do lirohet, në 2025 kandidat për kryeministër

Si është gjendja e Metës? Faik Basha: Po drejton aksionin opozitar nga burgu! Së shpejti do lirohet, në 2025 kandidat për kryeministër