DOKUMENTI/ Përgjimet e antimafias italiane, krerët e 'Ndrangheta-s' flasin për njeriun e besuar të Metës: Më telefonoi Ilir Kulla, këshilltari i presidentit

DOKUMENTI/ Përgjimet e antimafias italiane, krerët e 'Ndrangheta-s' flasin për njeriun e besuar të Metës: Më telefonoi Ilir Kulla, këshilltari i presidentit

Ilir Meta dhe Ilir Kulla

Në përgjimet e publikuara për hetimet e antimafias italiane për grupin mafioz 'Ndrangheta' dalin të tjera detaje të rënda për lidhjen e organizatës kriminale me politikanë në Shqipëri.

Në dosjen e plotë të siguruar nga Report Tv, 'Princi' i Ndranghetas, Antonio Gallo, në një bisedë të tetorit 2018 me ish-zyrtarin e Guardia Di Finanzia-s Ercole D’Alessandro, përmendet me emër Ilir Kulla, këshilltari i Presidentit të Republikës, Ilir Meta. Madje krerët e grupit mafioz flasin edhe për Presidentin Meta.

Në bisedën me Gallo, D’Alessandro thotë se i ka telefonuar Ilir Kulla.

D’ALESSANDRO Ercole: Tani që jemi atje, më të vërtetë, më ka telefonuar Kulla... është presidenti.  Ky, Ilir Kulla, Këshilltar i Presidentit te Shqipërisë... Mund të informohesh... Në Itali me Presidentin, mbërrijnë në Romë. Në këto momente po i marr një takim me ke?” Me Cafier De Rahon. Do të takohet me Cafier De Raho. E kupton? Por sinqerisht, të shkosh dhe të punosh për Tomasso Brutton… jo

Në përgjimet e antimafias ky episod nuk është i vetmi ku përmendet kreu i Shtetit, Ilir Meta.  Në përgjimet e publikuara nga Report Tv të dosjes hetimore të prokurorisë italiane pas megaoperacionit nga antimafia italiane ku u hetuan 47 persona si të përfshirë në grupin mafioz italian "Ndrangheta", në një sekuencë të përgjimeve, në bisedën mes Antonio Gallo që njihej edhe me nofkën "Princi" dhe Ercolle D'Alessandro, përmendet edhe 'Presidenti i Shqiptarëve'.

"Ju vetëm duhet të dini se çfarë po bëj, sepse nëse një ditë ju prezantoj me Presidentin e Republikës së Shqiptarëve, do ta prezantoj me ju, por nuk do t'ia prezantoj Tommaso Bruttos apo Saverio Bruttos...", i thoshte Ercole D’Aleksandro, Antonio Gallo-s.

Por sot nga Durrësi, Presidenti Meta ka zgjedhur të komentojë këto përgjime duke thënë se problematika e pastrimit të parave është e njohur nga të gjithë.

"Të gjitha çështjet të cilat i referohen zhvillimit më të fundit në Itali padyshim që duhet të ndiqet menjëherë nga institucionet", tha ndër të tjera Meta.  

Kujtojmë se kjo nuk është hera e parë që Këshilltari i Metës, Ilir Kulla përfshihet në skandale të rënda që kanë të bëjnë me Italinë.

Para disa kohësh, mediat italiane publikuan një lajm ku thuhej se 1400 konteinerë me mbetje toksike ishin nisur drejt vendit tonë për t’u groposur. Prapa këtij lajmi, që rezultoi të ishte një njoftim i rremë është aluduar se qëndrontë pikërisht Ilir Kulla

Skandali i lajmit të rremë se 1400 konteinere plot me mbeturina toksike që kishin ardhur nga Italia dhe të groposura në Shqipëri, e fabrikuar në shkurt të 2017 nga ish-senatori italian Sergio De Gregorio (aktualisht në burg) me kërkesë të këshilltarit personal të Presidentit Ilir Meta fshihte një histori korrupsioni e lidhur me një projekt për menaxhimin e landfilleve (vendgrumbullimit) të mbeturinave që do të realizohej në Shqipëri. Këtë e thotë prokuroria e Antimafias së Romës e cila atë kohë vuri në pranga Sergio De Gregorio-n dhe tetë persona të tjerë, mes të cilëve edhe Giuseppina De Iudicibus, bashkëpronare e portalit “Pianeta Italia Neës” që publikoi lajmet false mbi Shqipërinë.

Pjesa nga dosja e përgjimeve të 'Ndrangheta-s", ku përmendet Ilir Kulla

K.T./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • lushnjari: 25/01/2021 00:04

    KETE zagarin e ilirin kullen bashke me ilirin duhet ta kapesh dhe ta terheqesh zvarre rrugeve te tiranes te lidhur si qena pas nje qerreje...

    Përgjigju
  • Iris: 24/01/2021 02:02

    Dhe kur mendon c'hoqi i shkreti S.Tahiri,pse ne pergjime doli nje emer Saimir.Keta te dy ,Meta me Kullen u doli i plote,njerit posti,tjetrit mbiemri,qartazi si drita e Diellit!Po tani c'do thone?Ku eshte opozita e /QYTETARI DIXHITAL/,ku jane, pse nuk reagojne,heshtja eshte shurdhuese,vetem gjinkallat degjohen ???!!!

    Përgjigju
  • BENI: 23/01/2021 22:36

    E MBAJ MEND KETE PLEHREN KESHILLTARIN E PRESIDENTIT ATEHERE KUR BERTISTE SI I CMENDUR NEPER STUDIO ,,PER ARDHJENE PLEHRAVE TOKSIKE NGA SIRIA......E PASKA ZANAT BERJEN E PARAVE NE KURRIZ TE SHENDETIT TE POPULLIT SHQIPTAR,,,VAFSH NE FERR MOR KATRANI KULLA BASHKE ME KRYETARIN TEND....

    Përgjigju
  • Nora bythderrja: 23/01/2021 22:31

    Shohim surratin ashtu kane dhe shpirtin.. copa plehrash

    Përgjigju
  • Teknologjia: 23/01/2021 20:50

    Te gjithë politikanët duhet të varem në litar

    Përgjigju
  • THARKU THIUT: 23/01/2021 20:25

    Me njekyt korrupsion e me njeta politikan sa te jeta BE ta harrojme!

    Përgjigju
  • Goni: 23/01/2021 19:34

    Ore likja po e po... po mos padashje keni harru me lexu lajmin ne fund... se dilte dhe bashkia tiranes .. apo ce deshe

    Përgjigju
  • Azbi: 23/01/2021 19:05

    Nuk kuptoj nje gje, kur ketij populli i ka vajtur thika ne palce, perse e shet voten per 20 €,ka diçka qe nuk shkon

    Përgjigju
  • Tahip: 23/01/2021 18:51

    Aman o Like,ulu edhe njehere ne gjunje dhe beje shqiponjen, qe te te besojme....Je i papare.

    Përgjigju
  • Lexuesi: 23/01/2021 17:58

    Shikoni çfarë njerëzish ka stalla e presidencës, Ilir kulla mafioz në shërbim të Don Meta kapo mafioz.

    Përgjigju
  • O tej: 23/01/2021 17:18

    Gjithkund i ka fut hundet ky Ilir Metmuti hajduti.

    Përgjigju
    • Xon Balla: 23/01/2021 18:00

      Po shka me bo tej? Me flejt tan diten si puna tate? Ene kur çohesh ka ora dymdhet, fut i her gishtin nbith, i merr plakes 500 lek,ene del per kafe si cubat or tej!!!!!

  • ymeri: 23/01/2021 17:09

    A ka me fytyre te dale ne tv ,,ilir meta dhe ky kulla,,,sa te ndyre paskan qene....

    Përgjigju
    • O qorrrr: 23/01/2021 20:28

      Ahhhaaahhhaaahh. I papamë je

  • Meqe vajti puna keshtu: 23/01/2021 17:02

    Kjo dihet dite e nate qe jane ne molepsur, po niseni nga qeveria dhe bashkia. Niseni nga ai zdromsi i pari qe firmos lejet ndertimit te gradaçelave o media kazani. Mos u beni palë edhe ne keto fakte kaq flagrante.

    Përgjigju
    • Dory: 23/01/2021 19:32

      Ti e kupton qe nuk flitet per qeverine por per are palaco president dhe njerzit e tij te peshtire... Po do jesh pjese e LSI ti qe flet keshtu

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Protesta e Berishës, Faik Basha i PL-së e pranon: Nuk kishim shumë njerëz edhe prej motit! Haklaj: Mosbindja civile, teatër! PD bllokoi rrugët, vepër penale

Protesta e Berishës, Faik Basha i PL-së e pranon: Nuk kishim shumë njerëz edhe prej motit! Haklaj: Mosbindja civile, teatër! PD bllokoi rrugët, vepër penale