Meta kundër Prokurorisë: Mos i mbyllni gojën medias për përgjimet e Bild

Presidenti Ilir Meta ka dalë kundër Prokurorisë së Krimeve të Rënda, e cila një ditë më parë urdhëroi ndalimin e publikimit akteve të dosjes 339/1 përmes shtypit apo çdo lloj forme tjetër. Sipas tij, një urdhër i tillë është i papranueshëm, pasi intimidon në mënyrë indirekte median e lirë.  

Në reagimin e tij, Meta kërkon që të vijojnë hetimet për këtë dosje të bërë publike apo dosje të tjera që kanë të bëjnë me manipulimin e zgjedhjeve, e ndërsa nuk ka bërë asnjë koment, për mënyrën se si kjo dosje është bërë publike apo mbi motivet që kanë bërë që 339/1 të shndërrohet nga një sekret hetimor në një lajm në media.

Ndërkohë, Prokuroria e Krimeve të Rënda ka bërë një hap pas ditën e sotme, ku ka sqaruar se ai reagim nuk kishte si qëllim të cenonte lirinë e mediave, por sipas tyre dëmtonte procesin hetimor.

REAGIM I PRESIDENTIT ILIR META
 Presidenti i Republikës Sh.T.Z Ilir Meta ka ndjekur me shumë vëmendje dhe shqetësim të thellë publikimet e gazetës së njohur gjermane “Bild”, të interceptimeve të bisedave telefonike mes disa funksionarëve publikë në Qarkun e Durrësit me persona me precedentë kriminal gjatë procesit të zgjedhjeve parlamentare të vitit 2017. Presidenti i Republikës gjithashtu është njohur edhe me reagimin e organit të Prokurorisë ndaj publikimit të këtyre interceptimeve, që nëpërmjet një urdhërese kërkon ndalimin e publikimit të tyre në media.
 
Presidenti i Republikës duke shprehur shqetësim të thellë në lidhje me këtë urdhër të Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë për Krime të Rënda thekson se: Referencat ligjore të nenit 104 të Kodit të Procedurës Penale, nenit 295/a, paragrafi i 3-të të Kodit Penal, të përdorura nga organi i Prokurorisë përcaktojnë detyrime ligjore që i adresohen për zbatim punonjësve të shtetit dhe nxjerrja e një urdhëri të tillë, indirekt intimidon median e lirë, ç’ka është e papranueshme për një shoqëri demokratike.
 Kushtetuta e Republikës së Shqipërisë, mbron të drejtën themelore të qytetarëve për informim. Neni 22 i saj sanksionon qartë se :
1.Liria e shprehjes është e garantuar.
2.Liria e shtypit, e radios dhe e televizionit është e garantuar.
3.Censura paraprake e mjeteve të komunikimit ndalohet.
 
Ndërsa neni 23, pika 1 sanksion qartë se: E drejta e informimit është e garantuar. Asnjë urdhër nuk mund të ketë autoritet mbi këtë të drejtë themelore kushtetuese të medias së lirë e të pavarur.
 Presidenti i Republikës, inkurajon organin e Prokurorisë të hetojë me përparësi, paanësi dhe profesionalizëm këtë dosje të bërë publike por edhe cdo dosje tjetër që ka të bëjë me manipulimin e zgjedhjeve apo intimidimin e qytetarëve me qëllim deformimin e vullnetit te tyre të lirë dhe shtrembërimin e rezultatit të zgjedhjeve. Çdo vonesë në hetimin dhe zbardhjen e së vërtetës nga ana e organit të Prokurorisë, nuk i shërben interesit publik të përgjithshëm.
 
Presidenti i Republikës mbështet reagimin e sotëm të Unionit të Gazetarëve Shqiptarë lidhur me këtë çështje dhe inkurajon të gjithë gazetarët kurajozë në denoncimin e fakteve dhe të dhënave kriminale. Rikthimi i besimit tek zgjedhjet e lira dhe të ndershme është vendimtar jo vetëm për bashkëjetesën tonë të shëndetshme demokratike si shoqëri, por edhe për celjen e negociatave për antarësimin në Bashkimin Evropian sa më parë.

B.K./r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Ariu: 07/06/2019 06:59

    Kur flet dhe ky që është Mut nga koka te këmbët.

    Përgjigju
  • emigranti: 06/06/2019 23:04

    Me nderhyrjen se fundmi te Presidentit qe eshte zene vet nga shtypi me ze dhe figure duke ndare milionat e vjedhura me doktorin u qartesua plotesisht se opozita jo vetem qe nuk deshiron qe 339 te shkoje ne gjykate por po mundohet me te gjitha mjetet te shkateroje pergjimet ne te cilat degjohen perfaqesuesit e saj te komunikojne me antare te grupeve qe kane qene nen hetim per veprimtari te paligjshme kriminale.Per mendimin tim shume cd origjinale jane zhdukur nga prokuroria dhe vendin e tyre e kane zene ato te perpunuarat.Qofsha i gabuar por te gjitha pergjimet e bera nga prokuroret e saliut jane perpunuar per interesat e opozites.Kur ato te arrijne per gjykim nuk do te perbejne me as indicie dhe jo me fakte. Keta kane qene o popull prokuroret qe solli nga vendlindja e tij Sali Berisha per te mbuluar krimin dhe korrupsionin e bandes se tij.Me nje gure vrasin dy zogj edhe dosjen e shkaterojne dhe PS e akuzojne si te lidhur me krimin.

    Përgjigju
  • redi: 06/06/2019 21:47

    Presidenti ka te drejte kur kerkon mos penalizimin e medias ,por gabon kur nuk mbron prokurorine per penalizimin e prokurorit ose te policit gjygjesor qe ka nxjerr sekretin hetimor dhe aq me keq per te perfituar kredo politike nga ana e PD. Dosja duget te gjykihet be teresi kurse pergjimet e publikuara jane nje permbledhje dhe montazh politik.Dardha e ka bishtin mbrapa se jane perfshire dhe opozitar ne oazare me voten

    Përgjigju
  • Populli: 06/06/2019 21:40

    Foli hajduti qe nxorri si fallco pergjimet dhe filmimet me ze dhe figure! Sa qesharak!

    Përgjigju
  • Emigrati: 06/06/2019 20:07

    Per filmimet e juaja ja mbyllnit gojen me force gazetarve mor mut,e hajdut, jo president

    Përgjigju
  • Besford këlluf gjoleka: 06/06/2019 19:47

    O ilir meta je buri më kak i Shqipris e buri më pis.

    Përgjigju
  • Tirana: 06/06/2019 19:17

    Meta eshte Dhimokrat, dosjet e tij i zhduku! Meta interesohet per 'lirine' e shtypit! O pika Shqiperi ne dore te kujt ke rene ti!!

    Përgjigju
  • xreport: 06/06/2019 19:12

    o hajdut

    Përgjigju
  • ERP: 06/06/2019 18:35

    Liria e shtypit o qelbesire eshte te

    Përgjigju
  • Gjirokastriti: 06/06/2019 18:34

    Z President si mund te ruhet sekreti hetimor. A mundet te dalin vidjot e tua me Dritan Priftin apo dyshimet per ju per cdo gje rast pas rasti?

    Përgjigju
  • Raul: 06/06/2019 18:32

    Po për deklaratën e Artan Hoxhës për mbylljen e përgjimeve në dosjen 878 ku i kërkohet 200 mijë euro Kastriot Ismailit një javë para zgjedhjeve e keni ndonjë mendim të rihapet hetimi

    Përgjigju
  • Thank: 06/06/2019 18:27

    Yes matherfacher ti ke te drejte peshku me i madh I qelbur jeni Ju ne ate vend

    Përgjigju
  • Genti: 06/06/2019 18:26

    E Di ore flori se ti a ban per te miren e popullit, per sa popull nuk i dihet por per disa asht e sigurt ore flori

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja