Dosja 339/ Sandër Lleshaj: "Përgjimet që nxori 'Bild' nuk janë prova, por indicie. Presim fundin e hetimeve" (VIDEO)

Ministri i Brendshëm Sandër Lleshaj deklaroi gjatë një interviste për 'DW' se përgjimet e reja që nxori dje gazeta gjermane 'Bild' nuk janë prova, por indicie, ndërsa shton se duhet të pritet përfundimi i hetimeve për të nxjerrë konkluzione. "Unë nuk besoj që një publikim i tillë prish imazhin e Shqipërisë. Sigurisht që asnjë lajm sado i vogël, që nuk është pozitiv, nuk na pëlqen.

Por cështja ka nevojë që të merret me qetësinë e duhur pasi është në hetim dhe kjo është një rrjedhje e paautorizuar, duhet të presim fundin. Nuk duhet të kërcejmë te konkluzionet shumë herët, pasi i bëjmë dëm procesit. Ajo që është publikuar është pjesë e një dosje që po zhvillohet, bëhet fjalë për rastin konkret dhe përgjithësisht në të gjithë kuptimin e së drejtës përgjimet nuk janë prova, por incide që të cojë te provat. Duhet të presim deri kur të sqarohet rasti" tha ai.

Më pas ai u ndal te lufta kundër kanabisit dhe drograve të forta, ku u theksoi se rrugët e heroinës dhe kokainës janë portet e mëdha dhe jo Shqipëria. "Sa i përket kanabisit është bërë një punë e madhe për ta çrrënjosur, ndërsa sigurisht që energjia kriminale nuk shteron sot. Edhe me kanabisin lufta vijon, pasi ka përpjekje, por energjisë kriminale ne i përgjigjemi me angazhim të jashtëzakonshëm, po luftojmë për ditë.

Ne do ta thellojmë edhe në fushën e kanabisit. Por potencialisht ekziston rreziku nëse zbehim forcën goditëse. Sa i përket drograve të tjera, sigurisht që edhe shqiptarët, kriminelët me origjinë shqiptare e kanë zbuluar këtë treg kriminel dhe po mundohen të futen, por ky treg ka edhe aktorë të tjerë shumë më të mëdhenj se shqiptarët. A kalon nga Shqipëri? Jo domosdoshmërtisht. Rrugët e drogës në Europë janë portet e mëdha, nuk është Shqipëria" tha ai.

Një nga rezervat e Francës për negociatat me Shqipërinë është cështja e azilkërkuesve. I pyetur si shpjegohet numri i lartë i azilkërkuesve, Lleshaj tha "Kjo lidhet me shumë arsye, e para fuqia tërheqëse e vetë Francës, pasi aplikon politika më liberale dhe shqiptarët e kanë zbuluar si adresë prej të cilës mund të përfitojnë. Po bëhet shumë punë për të ndërgjegjësuar dhe adresuar këtë problem me qëllim" tha ai.

Në vijim, intervista u fokusua te situata politike në Shqipëri pas protestave dhe kërcënimeve të Lulzim Bashës, të cilat Lleshaj i cilësoi si fatkeqësi dhe kërkoi nga opozita që të mos sulmojë policinë. 'Fatkeqësi e madhe që Basha vjen në Gjermani dhe takon parti kristian demokrate apo sociale duke harruar se revolucioni dhe vlerat kristiane nuk kanë asgjë të përbashkët. Ne i shohim me keqardhje. Urojmë që t'u kthehet arsyeja për t'u futur në rrugën e ligjit dhe të mbeten në nivelin politik dhe mos të afrohen drejt skajit kriminal, pasi sulmet ndaj policisë janë kriminale'.

Përsa i përket akuzave për përdorimin e gazit lotsjellës, ai tha se 'bëhet fjalë për një gaz që e përdor gjithë bota dhe për fat të mirë nuk është blerë nga ne por nga ata që bëjnë opozitë përballë nesh.  191 vende të botës e kanë të deklaruar. E blenë pas 21 janarit kur u vranë qytetarë".

Pak ditë më parë, Lleshaj e akuzoi Bashën për vrasjen e katër qytetarëve të pafajshëm në 21 janar të 2011 në tubimin para Kryeministrisë. Gazetarja e DW e pyeti Lleshajn se kur kjo akuzë del nga ministri i Brendshëm priten që të merren edhe masat ndaj një vrasësi.

"Kjo është cështje e prokurorisë shqiptare. Ministri nuk bën akuzë penale, 21 janari është një rast shumë i rëndë në historinë e Shqipërisë që ka mbetur pa një përgjigje për të dhënë përgjegjësi atyre që duhet ta mbajnë. Edhe Basha nuk e thotë dot që nuk ka qenë ai ministër kur u vranë katër qytetarë. Kjo është një fakt, nuk i vjen mirë ta dëgjojë, por nuk kam se cfarë ti bëj unë".

Por cili ka qenë qëndrimi i gjermanëve gjatë takimeve që Lleshaj ka zhvilluar në Berlin? "Kemi pasur disa takime dhe pothuajse në unison shoh dy qëndrime, i qeverisë gjermane i qartë në mbështetje të perspektivës europiane të Shqipërisë dhe refuzimin e të gjitha formave të dhunës, po ashtu edhe të deputetëve te CDU/CSU" përfundoi ai.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Qytetari: 06/06/2019 13:48

    Po kur te rivendosen vizat per shqiptaret a i bie te jete prove apo thashethem ! Yyyy rrac e ndyre qe shperdoruat besimin e popullit maskarenj !

    Përgjigju
    • Loni: 06/06/2019 15:32

      Tasin me dhalle ta dhane per komentin

  • Ops: 06/06/2019 13:38

    O te q ministrin legen, sjane prove po ca jane o ....

    Përgjigju
    • Ops: 06/06/2019 16:57

      O Arben Metani , ne si popull e shofim cdo dite ca behet

    • Arben Metani: 06/06/2019 15:06

      Ministri e ka fjalen per anen ligjore te pergjimeve qe nuk perbejne fakte, dhe kjo ehte e vertete per kedo. Ndersa nga pikpamja morale eshte po ashtu shume e qarte qe ato jane fakte pa diskutim. Shteti funksionon me ligje ndersa per popullin i rendesishem eshte morali sepse te ndeshkon me vote.

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Arrestohet ministri i Sigurisë së Bosnjës Nenad Nesic, akuzohet për korrupsion! Në pranga edhe 6 të tjerë

Arrestohet ministri i Sigurisë së Bosnjës Nenad Nesic, akuzohet për korrupsion! Në pranga edhe 6 të tjerë