Një ditë pasi media publikoi disa përgjime të kryebashkiakut të Durrësit Vangjush Dako duke folur me anëtarë të grupit kriminal të Avdulajve, socialistët nuk janë në një mendje sa i takon përgjegjësisë.
Të pyetur nëse është normale që një politikan të bashkëpunojë me grupe kriminale për shkak të votës, disa ligjvënës socialistë e shohin si normale të paktën në atë panoramë të komunikimeve sa është bërë publike. Arben Pëllumbi thotë se nuk ka përgjegjësi ndaj Dakos për sa kohë nuk provohet blerja e votës, por vetëm kërkimi i saj.
A është normale që një kryetar bashkie të bashkëpunojë më grupet kriminale për tu marrë votën?
-Cdo me thënë bashkëpunim?
Tu kërkosh votën, tu kërkosh mbështetje...
-Po a voton ai? A është votues? A është një qytetar që ka votuar dhe dje dhe pardje edhe para 10 vjetësh?
Pra ju s’bëni asnjë seleksionim paraprak?
-Vota është votë. Ti mund ta takosh. Është tjetër gjë të bësh kompromise, është tjetër gjë të kërkosh të shesësh votën, është tjetër gjë të bësh marrëveshje. T’i kërkosh si një njeri i thjeshtë që voton, nuk është asgjë e keqe, për ndryshe pse ai ka të drejtë vote? Mund të mos kishte të drejtë vote dhe nuk e kishim këtë problem.
Adnor Shahmeti thotë se vetë nuk e ka aplikuar komunikimin me elementë të tillë me precedentë.
“Jo nuk është normale, por po të provohet. Lërjani gjykatës dhe prokurorisë”.
-Ju vetë keni pasur komunikime të tilla?
-Jo, jo.
-Pra keni seleksionuar paraprakisht votuesit?
-Po, normalisht që po.
Qëndrim të njëjtë ndan edhe Klotilda Ferhati. "Asnjë zyrtar i lartë nuk duhet të bashkëpunojë me asnjë grup dhe të kryejë aktivitet të jashtëligjshëm". Alket Hyseni preferon të rrijë jashtë kësaj çështjeje. "Unë nuk kam ambicie për tu bërë kryetar bashkie, ndaj mos ma bëni më këtë pyetje".
/b.ha./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
23 Dhjetor, 23:33
Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?
-
Të drejtë
14.9%
-
Të gabuar
81.8%
-
Nuk e di
3.3%
Vota total: 3704
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Arrestimi i Jurgis Çyrbjes, SPAK pyet ish-kryetarin e Bashkisë së Durrësit, Vangjush Dako! Shoqërohet me polic
2 Dhjetor, 12:06
-
Basha: Dënimi i Dakos pozitiv por i pamjaftueshëm, të hetohet për lidhjet me krimin e organizuar dhe blerjen e votave! Politika të ndahet nga krimi, luftë korrupsionit
25 Nëntor, 18:03
-
GJKKO dënon me 2 vite dhe 8 muaj burg Vangjush Dakon, ish-kryebashkiaku i Durrësit mungoi në seancë! Pezullohet dënimi për 3 të tjerët (VENDIMI)
25 Nëntor, 16:44
-
Tiranë/ Shtyhet seanca në GJKKO për Vangjush Dakon, shkak mungesa e avokatëve! Pritej që mbrojtja të jepte konkluzionet
21 Nëntor, 15:06
-
Jepet pretenca/ SPAK kërkon 2.8 vite burg për Vangjush Dakon! Ish-kryebashkiaku i Durrësit akuzohet për shpërdorim detyre
12 Nëntor, 15:03
-
Gjyqi ndaj Vangjush Dakos, më 12 nëntor jepet pretenca
29 Tetor, 14:07
-
Vangjush Dako dhe 3 të tjerë do gjykohen nga GJKKO! Për 5 ish-zyrtarë shpallet moskompetenca dhe i kalojnë Gjykatës së Durrësit
2 Tetor, 11:35
-
Nën akuzë për shpërdorim detyre në 2 raste, GJKKO pranon gjykim të shkurtuar për Vangjush Dakon
19 Korrik, 14:57
-
Vangjush Dako kërkoi gjykim të shkurtuar, vendimi i GJKKO-se shtyhet për më 19 korrik
8 Korrik, 14:47
-
Vangjush Dako kërkoi gjykim të shkurtuar, GJKKO vendos më 8 korrik nëse do ta pranojë ose jo
27 Qershor, 15:41
-
GJKKO kalon për gjykim dosjen për ish-kreun e Bashkisë së Durrësit, Vangjush Dako! Akuzohet për shpërdorim detyre në 2 raste
17 Prill, 10:49
-
Vangjush Dako në GJKKO, ekspertiza e re nxjerr 6.2 mln lekë dëmin nga 'Shëtitorja! Javën tjetër vendimi nëse dosja kalon për gjykim
12 Prill, 13:25