TIRANE- Për trafikimin e sasive të ndryshme të kokainës nga Amerika Latine në Kosovë dhe më pas në Shqipëri, përdorej një komunikim i koduar, ku flitej rreth një tregtie për fustanët e nuseve. Protagonistët e këtij grupi kriminal që kishte shtrirje në disa shtete, rezultojnë në përgjimet telefonike të kryera nga Prokuroria e Krimeve të Rënda, si tregtarë të veshjeve dhe administratorë të disa agjensive, dhe më konkretisht të agjensive të dasmave.
Por, ndryshe nga bisedat që ata kryenin së bashku në telefon dhe që tashmë janë administruar si prova në dosjen e prokurorisë, vëzhgimet e agjentëve në terren tregonin të kundërtën. Bisedat e përgjuara kanë treguar se kokaina cilësohej për Gëzim Çelaj dhe mikeshën e tij kimisten Valentina Tufina si fustan nusërie. Për të provuar këtë “fustan” gjithmonë zgjidhej shtetësja me shtetësi shqiptaro-amerikane, e cila pasi jepte “Ok” kryhej dhe pagesa financiare për blerjen e “fustanit” (Kokainës). Gjithçka ka qënë mjaft e organizuar dhe e planifikuar me detaje, duke mos lënë dyshimin më të vogël.
Fustanët
Kjo është fjala që Gëzim Çelaj përdorte shpesh herë gjatë komunikimeve telefonike me kimisten 5 0-vjeçare, Valentina Tufina. Përgjimet e kryera nga Prokroria dhe agjentët e Shërbimit Informativ Shqiptar, tregojnë për një tregti “fustanësh”, që importoheshin nga vendet e Amerikës Latine. Mësohet se informacionin e parë për këtë çështje e ka kapur Shërbimi Informativ, që më pas ja ka përcjellë Prokurorisë së Krimeve të Rënda, duke bërë që kjo e fundit të fillojë menjëherë hetimet dhe të verë në lëvizje dhe Drejtorinë e Krimit të Organizuar në Policinë e Shtetit. Përgjimet e kryera linin të kuptoje se bëhej fjalë për fustanë nusërie, por gjatë vëzhgimeve në teren nga agjentët e antidrogës, situata pasqyrohej krejt ndryshe. Duke parë dhe të kaluarën kriminale të Gëzim Çelës, prokuroria menjëherë ka ngritur dyshime të forta se kishin të bënin me një grup të strukturuar kriminal që kishte si shtrirje nga Amerika Latine, Itali, Kosovë dhe Shqipëri. Në raport shërbimet e policisë në teren evidentohen disa takime mes Gëzim Çelës dhe kimistes Valentina Tufina. Kjo e fundit gjithmonë, evidentoj si provuesja e “fustanit të nusërisë”, Kokainës, dhe se caktohej nga Gëzim Çela për të parë cilësinë e tij. Në bisedat e përgjuara ajo identifikohet me “Tezja”.
Kërkohet Çelaj
Momentalisht Prokuroria e Krimeve të Rënda ka shpallur në kërkim Gëzim Çelaj. Ky i fundit gjatë kohës që drejtonte trafikun e drogës ndodhej në masën e sigurisë “arrest shtëpie” si pasojë e një procesi të hapur gjyqësor për ekstradimin e tij në Itali, ku rezulton i dënuar me 19.9 vite burg për katër akuza të rënda. Shumë kontrolle janë kryer në banesat ku mendohet se fshihej Çelaj, por në fakt nuk është arritur arrestimi i tij. Gëzim Çela Armët e sekuestruar në vilën-laborator të Gëzim Çelës
Redaksia Online
(d.a/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com

VIDEO