SHKUP – Edhe ditën e sotme kanë vijuar protestat kundër qeverisë Gruevski pas publikimit të përgjimeve, ku diskutohej mbulimi i një vrasjeje të kryer nga një efektiv policie.
Mijëra protestues janë nisur drejt Parlamentit dhe se turmat po lëvizin drejt bulevardit që çon në pjesën qendrore të kryeqytetit.
Protestuesit po brohorasin “Vrasës”, “Gruevski ik”, “Nuk ka drejtësi, nuk ka paqe” dhe thirrje të tjera.
Protestues të tjerë nga anët e tjera të Shkupit po vazhdojnë të mbërrijnë para Parlamentit dhe se po shtohet përkrahja masive.
Në mesin e protestuesve edhe sot janë edhe gati të gjithë përfaqësuesit e opozitës maqedonase.
Protestuesit para fillimit të protestës ishin ndaluar në udhëkryqet që çojnë drejt Qeverisë dhe se ata po pengohen nga ana e njësiteve policore speciale. Protestat po zhvillohen në shenjë revote lidhur me fshehjen e fakteve dhe të vërtetës nga vrasja e të riut maqedonas Martin Neshkovski nga një pjesëtar policie në qershor të 2011.
Por pakënaqësitë janë shtuar edhe pas zbardhjes së materialeve të sotme të bisedave të përgjuara nga ana e opozitës maqedonase, ku zbardhen detaje lidhur me vdekjen e gazetarit dhe botuesit të revistës "Fokus", Nikola Mladenov në vitin 2013./INA/
Redaksia Online
(a.h/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com