Seanca e Kuvendit të Kosovës ka nisur ditën e sotme me përplasje pas publikimit të audioinçizimeve ku pretendohet se shefja e grupit parlamentar të Vetëvendosjes, Mimoza Kusari Lila, dakordësohet me Milan Radoiçiç për pagën minimale dhe për të çuar një kandidat shqiptar në Gjykatën Kushtetuese.
Shefja e Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Mimoza Kusari-Lila, ka thënë se biseda e publikuar dje mes saj dhe ish-nënkryetarit të Listës serbe, Millan Radoiçiq është e fabrikuar.
Ajo akuzoi opozitën se po tentojnë ta linçojnë atë dhe t’ia humbin kredibilitetin qeverisë Kurti, derisa theksoi se s’ka pasur asnjë bisedë me Milan Radoijçiq për pagën minimale në Kosovë.
Kusari-Lila theksoi se Radoiçiq është përndjekur në Kosovë dhe s’ka shance të kthehet në Kosovë, përveç duar-lidhur. Duke iu drejtuar deputetëve opozitarë, ajo përmendi publikimin e disa fotove të përurimit të shtëpisë së Milan Radoiçiq, dhuratat që i janë bërë fëmijëve të Radoiçiqi nga siç tha ajo zyrtarë dhe udhëheqës.
Ajo akuzoi edhe deputetin e PDK-së, Bekim Haxhiu, që sipas saj përmes kompanisë “Lirigzoni” ka marrë mbi 2 milionë euro të punëve që i ka kryer në veri.
Sa i përket kërcënimit të PDK-së se nuk do të merr pjesë në asnjë votim në Kuvend derisa Kusari-Lila të jetë shefe e deputetëve të LVV-së.
Ndërsa Kusari Lila fliste në foltore, deputetja e AAK-së, Time Kadrija iu drejtonte me fjalën “spiune” ndërsa ish-zëvëndëskryeministri, tani deputet i pavarur Haki Abazi, rrethoi foltoren dhe pjesën ku ulet kabineti qeveritar me shirita të verdhë ku shkruhet “danger”./Kosovapress
S.B/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
20 Nëntor, 13:18
Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?
-
T'i mbyllë
80.6%
-
Vendos filtra
16.4%
-
Nuk e di
3%
Vota total: 7476
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Kush dhe çfarë e mbron Radoiçiçin në Serbi?
24 Shtator, 08:45
-
Kurti: Pa dorëzimin e Radoiçiqit s’ka mirëbesim në dialog
28 Qershor, 19:56
-
Sot 25 vite nga Çlirimi i Kosovës/ Deputeti i PDK-së: Tronditëse që ish krerët e UÇK-së mbahen në burg! Nga Kurti sot jemi nën sanksione
12 Qershor, 20:56
-
Kosovë/ Kreu i PDK-së, Memli Krasniqi thotë se nuk do të ketë shpërndarje të Kuvendit
29 Maj, 15:36
-
Krasniqi u kërkon liderëve partiakë të shpërndajnë Kuvendin e Kosovës
24 Maj, 22:47
-
Kosova në prag zgjedhjesh/ gazetari Isufi për Report Tv: Ende nuk dihet nëse Kurti do jetë krah Osmanit! Haradinaj i kërkon dorëheqjen
14 Maj, 13:28
-
Deputeti i PDK-së: BE obligim që të anëtarësojë Kosovën në Këshillin e Europës, do ishte një mësim për Serbinë
16 Prill, 13:48
-
Deputeti i PDK-së: Kurti po cënon vizionin amerikan për rajonin, do ta fusin në listën e zezë! Mbështetja e Ramës ndaj nesh e fuqishme
16 Shkurt, 16:43
-
Kuvendi i Kosovës miraton buxhetin për vitin 2024! Opozita braktis seancën
14 Dhjetor 2023, 21:34
-
Debate për asociacionin në Kosovë, opozita: Autonomi për serbët, Kurti do e firmosë! PDK: Draftin do ta ankimojmë në Kushtetuese
19 Nëntor 2023, 14:22
-
Përplasjet fizike në Kuvendin e Kosovës, aktakuzë kundër zv. kryeministrit dhe tre deputetëve
30 Tetor 2023, 16:31
-
Deputet i PDK-së, Hisen Berisha: Asociacioni shkel Kushtetutën, autonomi nuk do kenë vetëm 4 komuna serbe
27 Tetor 2023, 19:30
Sa kisha dashur ta dij se si ndihen sot deputetét Gani Krasniqi Hydajet Hyseni dhe Fatmir Humolli pasi njihen si te deshmuar ne qeshtjen kombetare se per te tjeret ata jan gati te gjithe tbij e tbija te udbasheve dhe pjella serbosllave,pak tju thuhet spiuna.
Përgjigju