TIRANË - Haxhi Giu, prokurori i Krujës i arrestuar për korrupsion do t'i kalojë në qeli festat e fundvitit. Ka qenë ky vendimi i Gjykatës së Apelit për Krime të Rënda e cila rrëzoi kërkesën e prokurorit për tu hetuar në gjendje të lirë për akuzën e ngritur ndaj tij.
Giu, i pranishëm në seancë kërkoi nga kolegët e tij lirinë me argumentet se ai nuk mund të trajtohet si një kriminel i rëndomtë pasi i ka shërbyer shtetit dhe institucioneve të drejtësisë.
Por për prokurorinë, Giu është fajtor pasi është filmuar dhe përgjuar gjatë kohës që kryente marrëveshjen me vëllain e një të arrestuari, që në këmbim të lekëve do t'i ndryshonte akuzën. Po ashtu, sipas Prokurorisë si garanci janë lënë 29 mijë euro në një exchange në kryeqytet.
Haxhi Giu u arrestua nga Policia e Tiranës më 2 dhjetor së bashku me Aleks Shorin, vëllain e personit nën hetim për të cilin do të merrte ryshfetin. Prangosja e prokurorit u bë pas urdhër arrestit nxjerrë në mungesë për të për llogari të njësisë Antikorrupsion pranë Krimeve të Rënda.
Burime nga organi i Akuza thanë për Shqiptarja.com se hetimet për këtë rast janë drejt fundit dhe pritet që brenda muajit dhjetor kjo dosje t'i dorëzohet gjykatës nën akuzën e korrupsionit të funksionarëve të drejtësisë.
Redaksia Online
(Gre.M/Shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com