“Do vish ktu o ose na foli kti, policit të zonës”.   

Kjo është pjesë nga biseda siguruar nga përgjimet e zbardhura që implikojnë ish-shefin e Vlorës, Haki Hasanbegaj dhe Gani Abazin, me detyrë Shef i Specialistëve të Zonave në Komisariatin e Policisë, Tepelenë, në lidhjet e tyre me trafikantët e kanabisit në fshatrat e Vlorës.  

Prokuroria e Krimeve të Rënda ka bërë të ditur gjithashtu se grupi i policëve që bashkëpunonin me kultivuesit u zbulua për shkak të lidhjeve që kishin me shokët dhe miqtë e Elton Çiçës,i cili u vra në 1 Maj të vitit 2016 në një lokal në zonën e Bllokut në Tiranë.

BISEDA ME GANI ABAZIN, SHEF I SPECIALISTËVE TË ZONAVE NË KOMISARIATIN E TEPELENËS
 
Kultivuesi 1: …Po ca do ti tregosh o, ik ckulja ter (nuk kup.qarte), un i them lere
 
Kultivuesi 2:  Do vish ktu o ose na foli kti, policit te zones,
 
K1: He,
 
K2 i jep telefonin policit Gani Abazi: 581: Alo (zë tjeter-polici),
 
K1:  Urdhro
 
Polici: Pershendetje, si je,
 
K1.Si ja kalon mire,
 
Polici Ti je xxxxx,
 
K1. Po,
 
Polici: Ka mundesi te vish nje çik te flasim bashke,
 
K1- E ke, nuk flet dot me yyyyy, qe ke aty?
 
Polici- Jo nuk flas dot me yyyyy se eshte ndryshe yyyyy, ndryshe ti:
 
K1- Euu, po ai  vellai im esht o,
 
Polici- Po mir o le te jete. Po ini me dy nena, ini vellezer po me dy nena, s‘ini me nje,
 
K1- Po mir mo me dy nena jemi por mendjet i kemi njelloj
 
Polici- Mir mire po, ka mundesi te vish nje cik ktu
 
K1- Mir mir,
 
Polici- Eee,
 
K1- Mir mir,
 
Polici-  Po apo jo
 
K1- Mir mir te thash,
 
Polici- Te pres,
 
K1- Eee,
 
Polici- Apo t’iki .
 
Bisedë ndërmjet dy kultivuesish:
 
- O mor o,
 
- Ku je ore,
 
- Brenda mu te bliri,
 
-  Çkemi, -
 
Mire derman,-
 
- Ca beni,-
 
Po ca do bejme ne o, ca ben ti,
 
-Ka ardh ai m… I lart o,
 
-Ee o e,
 
- Ca do nonj (nuk kuptohet)
 
- Po jane kte tani o numron (nuk kup.qarte) bimet ca tbejn
 
-Po mir o i do tani ai kur i do, i do ne fund , ca thot ai m..,
 
-Po s’me ka kerkuar gje mua ai o jo, nuk me ka then gje,po…
 
-Po ai i kishte thene qe tme nxjerri, gruas 700 mij leke o,
 
-Kur i kishte then,
 
- Ja o tani,
 
-Nuk e di un, i tha xxxxx ke kaq rrenje, une jam me xxxx dhe me ate o, tani leviza nje cik, i tha xxxx un do ti ckul te madhen i tha, te voglen e ke korrur e ta gezosh ta hash i tha. O do me japesh 1200 euro tha se e di sa numra ke te atyre. Se kush i ngatron kto pune ktu, e dinte edhe sa rrenje te medha kishte xxxx, une si di kaloj aty e nuk i di, edhe sa te medha e te vogla.

Arrestimet e dy zyrtareve te Policise
Para pak ditësh u vune në pranga Haki Hasanbegaj, shef i rendit në drejtorinë e policisë së Vlorës, Gani Abazi, shef i specialistëve të zonave në Komisariatin e policisë së Tepelenës, si dhe Musa Bedinaj, kultivues droge u arrestuan nga uniformat blu.

Nga hetimet e Prokurorisë për Krime të Rënda ka rezultuar se Hasanbegaj, i cili deri në pranverën e vitit 2016 ishte në detyrën e Shefit të Komisariatit të Tepelenës, mbante kontakte të vazhdueshme me persona që kultivonin lëndë narkotike në atë zonë.

Madje, kur është larguar nga drejtimi i Komisariatit të Tepelenës për në detyrën e Shefit të Rendit në Drejtorinë e Vlorës, duket se një pjesë e këtyre kultivuesve kanë shprehur shqetësimin për zëvendësimin e tij.

Nga hetimi rezulton se Hasanbegaj ka qenë lidhje e ngushtë e Elton Çiçës, i cili u vra pak javë pas largimit të Hasanbegajt nga Tepelena, në një atentat në zonën e ish-“Bllokut” në Tiranë.

Çiça dyshohej se ishte pjesë e një rrjeti të gjerë kultivimi dhe trafikimi të lëndëve narkotike në zonën e Tepelenës. Elton Çiça rezulton se ka pasur informacion për lëvizjet e drejtuesve në Komisariatin e Policisë Tepelenë.

Ai i shpreh mbështetjen e tij Haki Hasanbegajt në momentin që ky po largohej për në Drejtorinë e Policisë së Vlorës.

Po ashtu, Çiça rezulton se ka qenë i informuar se cili do të zëvendësonte Hasanbegajn në drejtimin e komisariatit të Tepelenës, me qëllimin e qartë që të vijonte i pashqetësuar aktivitetin e paligjshëm të kultivimit të lëndëve narkotike.

Prokuroria bën të ditur se rezulton se personat e përfshirë në këtë aktivitet kriminal, vepronin në formën e një grupi të strukturuar kriminal.

(d.b/Shqiptarja.com)