Përgjimet trondisin Piquen, futbollisti bashkë me presidentin e federatës pazare me arabët për Superkupën e Spanjës

Përgjimet trondisin Piquen, futbollisti bashkë me presidentin e federatës pazare me arabët për Superkupën e Spanjës

Presidenti i federatës spanjolle dhe futbollisti i Barcelonës Pique

Përgjime të bujshme janë zbuluar në Spanjë ku të përfshirë direkt janë mbrojtësi i Barcelonës Gerard Pique si dhe presidenti i federatës spanjolle të futbollit Luis Rubiales.

‘El Confidencial’ shkruan se në audiopërgjimi ka të bëjë mbi sigurimin e Arabisë Saudite për ndeshjet e Superkupës së Spanjës. Më konkretisht mbi një shifër 24 milionë euro që është paguar nga Arabia Saudite. Në përgjime dëgjohet që Rubiales pranon ti pagujë Pique rreth 6 milionë euro për marrëveshjen dhe kërkon që të ruhet anonimati i futbollistit.

Marrëveshja në fjalë është e 2019 dhe sipas Rubiales mbrojtësi i Barcelonës është i përfshirë përmes një kompanie të quajtur Kosmos, ku Pique është aksioner. “El Confidencial” pretendon se Pique dhe Rubiales kishin qenë në diskutime që nga viti 2018.

Në një prej audio përgjimeve Rubiales i thotë Pike: “Zheri urime. Dhe jo për lojën tënde të mrekullueshme, por për arritjen tënde. Marrëveshja me Arabinë Saudite është nënshkruar. Faleminderit për gjithçka. Jam këtu për çdo gjë që të nevojitet. Të përqafoj, kujdesu për veten.”

Më pas janë bërë pazare mes tyre për ndarjen e parave nga marrëveshja me Arabainë Saudite. Pique dëgjohen në përgjime duke bindur Rubiales për të vazhduar me projektin, për të cilin kishte dyshime për shkak të ofertës financiare të propozuar në gusht 2019.

“Shiko Rubi. Nëse është çështje parash, Real Madridi do pranonte 8 milion euro. Për Madridin dhe Barçën 8 milionë euro. Ndërsa për dy të tjerat mjaftojnë 2 dhe 1 milionë euro. Dhe Federata mund të marrë 6 milion euro. I bëjmë presion Arabisë Saudite për 1-2 milionë euro shtesë,”- thotë në përgjime mbrojtësi.

Që kur marrëveshja u finalizua me Arabinë Saudite, Federatës Spanjolle të Futbollit i është garantuar një pagesë prej 40 milionë euro çdo vit.

Përveç kësaj, paga e Rubiales është rritur gjithashtu shumëfish.

Më tej, thuhet se Pike merr një pagesë neto prej 4 milionë euro në vit përmes kompanisë së tij, Kosmos, për përfshirjen në marrëveshje.

Kontrata gjithashtu parashikon që mund të anulohet në çdo kohë nëse Kosmos nuk i merr pagesat në kohën e duhur.

Para edicionit të parë të Superkupës në Saudi, Pike i tha Rubiales: “Ata thanë se do të paguajnë nesër. Puna është se ata thanë se do t’iu paguajnë vetëm ju, por… S’ka kuptim nëse nuk do të na paguanin edhe neve. Të gjithë duhet të paguhemi. Nëse nuk e bëjnë, nuk do të shkojmë. Kam nevojë për mbështetjen tuaj.”

As Pike dhe as Rubiales nuk i kanë komentuar këto zbulime tronditëse.

Ne.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja