TIRANE- Përvjetori i pestë i vrasjes së nënës së tij Nairne Skuka, ka sjellë zemërimin e djalit të saj Uran Skuka, që të marrë automatikun dhe të vrasë kunatin e tij, Basri Nikollin, pasi motra e këtij të fundit i kishte vrarë pesë vite më parë nënën. Një përgjim ambiental që është bërë nga prokuroria e Dibrës, tregon se vëllezërit Uran Skuka, autor krimi dhe Edmond Skuka, kanë pasur një bisedë, ku Edmondi sapo mëson se vrasja ishte kryer prej të vëllait, i thotë harram të qoftë gjiri i nënës, na fute në gjak dhe na le fëmijët rrugëve.