Asambleja e Anëtarëve të Shoqatës Shqiptare të Bankave në mbledhjen e fundit ka zgjedhur tre anëtarët e bordit Drejtues si edhe Kryetarin dhe nën Kryetarin e saj.
Kryetar i Shoqatës Shqiptare të Bankave është zgjedhur Periklis Drougkas, Drejtor i Përgjithshëm i Alpha Bank Albania, Silvio Pedrazzi, Drejtor i Përgjithshëm, Intesa Sanpaolo është zgjedhur në postin e nënkryetarit të Shoqatës. E ndërsa Silvio Pedrazzi, Dritan Mustafa dhe Andi Ballta janë zgjedhur si tre anëtarët e Bordit Drejtues.
Kryetari i Shoqatës Shqiptare të Bankave, Periklis Drougkas është Drejtor i Përgjithshëm i Alpha Bank Albania që prej vitit 2012. Karrierën me Alpha Bank e ka filluar në Mars 2008 si Drejtor i Biznesit Bankar me Pakicë pranë Alpha Bank Serbia. Ai vjen nga një eksperiencë e gjatë në fushën e shërbimeve bankare dhe ka mbajtur pozicione të ndryshme drejtuese në Citibank, Agricultural Bank of Greece, ING Bank, Egnatia Bank dhe EFG Eurobank.
Ai është anëtar i Shoqatës së Bizneseve Greke, i Shoqatës Shqiptare të Bankave dhe Greek Chamber of Economists. Drougkas ka përfunduar Universitetin e Shkencave Ekonomike dhe Biznesit në Athinë. Ai flet gjuhën Angleze dhe Italiane.
Redaksia Online
(B.K/Shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com