Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha nuk po i del zot vendimit që ka marrë për të përjashtuar Sali Berishë nga grupi parlamentar i PD-së. Kështu thotë analistja Brizida Gjikondi e ftuar në Report Tv, teksa po analizonte situatën në selinë blu dhe ‘Foltoren’ e Berishës një ditë më parë në Durrës, ku vëmendjen mori fjalimi i aktivistes Evi Kokalarit e cila tha se Basha shkëmbeu përjashtimin e Berishës me dosjen e lobimit rus.
Për Gjikondin, fjalimi i Kokalarit ishte skandaloz dhe se pavarësisht se përdori Bashën, ajo akuzoi departamentin amerikan të shtetit se bëri presion e se po zbatonte rrugë të paligjshme. Deklaratën e PD-së pas këtyre akuzave, Gjikondi e cilëson si dobësi të Bashës për të mbajtur një qëndrim të fortë ndaj Berishës. Sipas Gjikondit Basha ka frikë nga Berisha për shkak të sekreteve të përbashkëta që kanë dhe se ish-kreu i PD-së mund t’ja bëjë publike.
‘Largimi i Berishës ka qenë një vendim i imponuar dhe i bazuar në ligj, personat që janë non grata nga SHBA impenjimi i politikës shqiptare ka qenë largimi nga gjiri i saj. Prononcimi i Kokalarit më ka çuditur. Është shfaqur në ekran në krah të Trumpit dhe ka pasur lidhje me shtypin e të djathtës shqiptare për t’u prononcuar për informacionet në SHBA. Ka kaluar çdo limit dhe çdo moral që duhet të ketë një intelektuale kur merr pjesë në politikën aktive të një vendi. Ajo nuk mund ti marrë shqiptarët dhe ti trajtojë si njerëz pa integritet dhe pa njohur sesi funksionon politika në SHBA. Ajo dhe sikur të jetë anëtare e PR mos harrojmë se ajo ka 36 mln anëtare. Të vij këtu me qasjen se do e kthej Partia Republikane me qasjen e saj me orientimin e saj është qesharake dhe djallëzore dhe fyen një popull të tërë. Ajo aty është në favor të Berishës, është paguar ajo s’më hyn në xhep. Ajo nuk mund të hutojë Shqiptarët nga problemi që ka me Amerikën dhe jo me Bashën.
Ajo nuk është Xhorxh Bush, ajo është në 1, në 36 mln kjo nuk mund të ofendoj shqiptarët në salla dhe duke bërë sikur është koka e partisë Republikane do marrë masa ndaj Bashës. Unë nuk di që SHBA deri tani të ketë marrë masa apo të ketë proceduar ndaj Bashës. Çështja e Bashës është hapur dhe pezulluar në Shqipëri. Deklaratat dje e PD ishte skandaloze, ndërkohë që problemin e kanë me Berishën, merreshin me Taulant Ballën. Berisha dhe Basha kanë sekrete të përbashkëta që në një stad të caktuar mund t’ja nxjerrë Berisha të gjitha. Është i kapur Basha nga Berisha dhe kur ka marrë atë vendim s’po i del dot për zot atij vendimi. Fjalimi i Kokalarit skandaloz akuzoi DASH, pavarësisht se përdori Bashën ajo akuzoi DASH dhe u tha se po bëni presion e po zbatoni rrugë të paligjshme. Një gënjeshtër dhe një fyerje.’- tha Gjikondi.