Partia Demokratike shprehet e vendosur në qëndrimin e saj për të votuar në Kuvend vetëm draftin fillestar të amnistisë penale që përjashton zyrtarët e hetuar nga SPAK dhe të gjykuar në GJKKO-ja, por që përfshin protestuesit.
Kështu deklaroi Skretari Ligjor në PD Indrit Sefa i ftuar në “Studio Live” me Arbër Hitajn në Report tv.
“Fakti që Manja thotë se ne tërhiqemi nga propozimi i bërë tregon se PD ka qenë e vendosur dhe e qëndrueshme në pretendimet e saj. PS dhe qeveria në një veprim tinëzar në komisionin e ligjeve hoqi një paragraf nga ligji i mëparshëm nga i amnistisë penale duke u dhënë mundësi të dënuarve nga GJKKO dhe SPAK që tu ulej një vit dënim nga dënimi i dhënë nga gjykata. PD e kundërshtoi fort duke e mos vajtur ditën e votimit e duke detyruar qeverinë të tërhiqte draftin si rrjedhojë të tërhiqet edhe mazhoranca që të heqë dorë nga ulja e dënimit për zyrtarët e dënuar nga GJKKO. Ky ishte qëndrim parimor i Pd. PD do votojë draftin fillestar të paraqitur nga ministria e Drejtësisë e cila e ka paraqitur në parlament dhe kur e ka paraqitur ka reflektuar propozimet e sugjerimet e GJKKO SPAK... Manja ka thënë se ky draft është konsultuar me organet e drejtësisë.”
Ai thekson se ndryshimet në draftin e amnistisë u bënë në momentin e fundit.
“Në momentin e fundit mazhoranca me një veprim tinëzar hoqi një dispozitë penguese duke u dhënë mundësinë që të përfitonin nga kjo amnisti të gjithë të dënuarit nga GJKKO. Kjo ishte kundërshtia më e madhe e PD.
Kushti thelbësor politik është i vendosur qartë nga PD. Kartat u ndryshuan në momentin e fundit. Pd që në momentin e parë që e konstatoi tha ne këtë draft nuk e kalojmë. PD nuk ka kërkuar nga mazhoranca asgjë në interes të saj.”
Përgjigjia përfundimtare e PD është për të votuar vetëm një projektligj për Amnistinë Penale, ku përfshihen protestuesit.
“U shtua në komisionin e ligjeve në një interpretim të zgjeruar ku Manja thotë kemi marrë propozimin e deputetit Nallbati dhe e kemi përshtatur. Kjo rezultoi një gënjeshtër. Ministria ka sjellë një draft për amnistinë, PD tha në fillim se është dakord parimisht por me një kusht, me pushimin e ndjekjes penale për të gjithë personat që janë dënuar për pjesëmarrjen në protesta. Nuk kemi mbajtur qëndrim mohues në lidhje me amnistinë. Ne kërkuam që protestuesit të mos ndiqen më penalisht”.
Për Sefën fakti që Manja është tërhequr nga amendamenti ku parashikohej amnisti edhe për të dënuar nga GJKKO tregon se pas fshiheshin interesa personale.
“Pse u ndryshua drafti? Manja në fillim ka thënë jemi kujdesur të mos përfshijmë në përfitim njerëzit e dënuar nga GJKKO. Në moment të fundit ndryshimi i këtij drafti me kë u rakordua? Fakti që nuk ka një person që të marrë përsipër amendamentin tregon se ky amendament është pa të zot. Fakti që Manja është tërhequr nga amendamenti i tij tregon se ka qenë një tentativë tinëzare për të futur në këtë ligj për interesa personale të vetë mazhorancës dhe për ti dërguar mesazh SPAK e GJKKO që ju dënoni por ne japim amnisti. Ky veprim ishte në vazhdën e atyre që tregon se mazhoranca është në sulm të spak”.
Madje shkon më tej sa të thotë se këto ndryshime në draft u bënë për të sulmuar organet e reja të drejtësisë.
“Pd qëndrimin e saj e ka publik konstat koherent që në krye të herës. Pd nuk ka qenë kundër amnistisë si mjet në këtë situatë. Por ndryshimet e mazhorancës në komisionin e ligjeve janë haptazi për të sulmuar institucionet e drejtësisë.”
Si mund të bindet PD që ta votojë draftin?
“Të mbajnë draftin që kanë pasur dhe të pasqyrojnë propozimet e bëra nga PD”, tha ai.
Sa protestues përfitojnë nga amnistia nëse në draft pasqyrohet propozimi i PD?
“Nuk janë vetëm protestues të Pd. Mund të jenë edhe rreth 600. Disa janë në hetim disa janë në gjykim. Janë të hetuar për kundërshtim të forcave të rendit publik në bashkëpunim. Qëndrimi i PD është publik. Kemi thënë se qëndrimi i PD është politik dhe ne i qëndrojmë propozimit tonë që është politik. Mazhoranca ndërmerr një akt politik dhe të njëjtën gjë duam të bëjmë dhe ne”, u përgjigj Sefa.
Sefa foli dhe për propozimin e Rithemelimit për amnistinë.
“Ka kërkuar shfuqizimin e një dispozite që hetohet nga spak e gjkko që të përfiojë nga amnistia. Ka kërkuar që neni 245 fraksion 1 që është dispozitë që gjykohet nga gjkko. Një deputet ka kërkuar heqjen e kriterit përfitues për këtë dispozitë. Ka kërkuar shfuqizimin e një dispozite që megjithëse hetohet nga spak dhe gjkko të përfitojë nga amnistia”.