Përjashtimi, zbulohet “falja”
e Gjiknurit për Topallin

Përjashtimi, zbulohet “falja” <br />e Gjiknurit për Topallin
TIRANE- Zbulohet “falja” që deputeti socialist Damian Gjiknuri bërë pasditen e të enjtes në Këshillin e mandateve dhe Rregulores, pas sherrit me kolegun Rusmali në Kuvend. “Shqiptarja.com” ka zbardhur një pjesë të fjalës së deputetit Gjiknuri, ndërsa një ditë më parë zyra e Kuvendit deklaroi se deputeti i PS-së, kërkoi tre herë falje te kryetarja e Kuvendit, Jozefina Topalli, prandaj iu ul dënimi nga dy në një javë përjashtim nga punimet e Kuvendit.

 Sipas tekstit të zbardhur të bisedës, Gjiknuri, jo vetmë nuk ka kërkuar falje tri herë, por ka vijuar qëndrimin e vet sfidues ndaj deputetëve të PD-së, që kërkonin me ngulm votimin pa diskutim të 18 kandidaturave për antarin të shtatë të KQZ-së, ku njëri prëj tyre mendohet të jetë kryetari i ardhshëm.

“Dritëroi thoshte se dikur bir k…ve kishte kuptim sharës, ndërsa sot ka konotacion pozitiv. Nëse i kam thënë gjë Rusmalit, pse i ka shkuar mendja për keq?!-zbulohet të ketë thënë Gjiknuri në mbledhjen e këshillit të mandateve dhe rregullores. Ndëshkimi erdhi pas ankesës së kryetarit të komisionit parlamentar të Ligjeve, demokrati Ilir Rusmali, që akuzoi kolegun socialist, Gjiknuri se kishte thyer rregulloren në komision.
(sg/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Anti-berishistët mbledhin firmat për partinë e re, a do të mbështetet?



×

Lajmi i fundit

Hungaria akuzon BE-në për bllokimin e furnizimit me naftë nga Rusia

Hungaria akuzon BE-në për bllokimin e furnizimit me naftë nga Rusia