Përjashtohet Muhameti, PD: Pro
Fezgajt, mbështetësit në protestë

Përjashtohet Muhameti, PD: Pro<br />Fezgajt, mbështetësit në protestë
KELCYRE - Partia Demokratike pasi bërë kërkesë në KQZ për largimin e kandidatit të saj në Këlcyre, Gentian Muhameti, do mbështesë kandidaturën e Bujar Fezgajt, i cili ishte kandidat i pavarur në këto zgjedhje.

Ky fakt është konfirmuar nga sekretari i përgjithshëm i Partisë Demokratike, Arben Ristani, i cili zhvilloi një mbledhje në Përmet me drejtuesit e partisë Demokratike Dega Këlcyrë.
Ju kërkoj demokratëve të Këlcyrës të mbështesin kandidaturën e e Bujar Fezgës, pasi është personi që do sjellë sërish fitoren e Partisë Demokratike në këtë njësi vendore.
Sa i përket, Gentian Muhametit ,dhe mbështetësve të tij është një problem që do të zgjidhet dhe gjithsecili do ta kuptojë së mbështetja për ,Bujar Fezgajn, është rruga e duhur
” pohoi në përfundim të takimit Arben Ristani. 

Sakaq vetë Bujar Fezgaj ka pohuar se do punojmë fuqishëm për fitoren e Partisë demokratike në këtë njësi vendore. 

Ndërkohë gjatë pasdites së sotme rreth 30 mbështetës të kandidatit te djathtë për Bashkinë e Këlcyrës, Gentian Muhameti, të cilin Partia Demokratike kërkon ta heqë nga gara janë tubuar sot në Këlcyrë në mbështetje të Muhametit.

Ata pohojnë se refuzojnë të mbështesin cilin do kandidat tjetër që u propozon Partia Demokratike.

Protestuesit shtojnë se nëse partia demokratike u kërkon të mbështesin kandidatin e pavarur atëherë ata do grisin teserat e partisë. 

A1 Report sjellë foto të protestës së zhvilluar në Këlcyrë nga mbështetësit e Muhametit. 

Ndërkohë vetë kandidati Muhameti i kontaktuar në telefon nga korrespondenti i televizionit A1 Report në Gjirokastër për këtë situatë ka pohuar se ai do të vazhdojë betejën e tij pasi këtë ia kërkojnë edhe mbështetësit demokrat.

protesta
(Foto nga protesta në Këlcyrë)

Redaksia online
(f.m/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    FSHF rinovon kontratën me trajnerin e Kombëtares Sylvinho, a jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

Deputeti PS-së Plarent Ndreca ka qenë në SPAK! E konfirmon Bledi Çuçi

Deputeti PS-së Plarent Ndreca ka qenë në SPAK! E konfirmon Bledi Çuçi