Nxori Berishën nga grupi parlamentar, Topalli thirrje demokratëve: Përjashtoni Bashën nga PD, po punon kundër interesit kombëtar

Nxori Berishën nga grupi parlamentar, Topalli thirrje demokratëve: Përjashtoni Bashën nga PD, po punon kundër interesit kombëtar

Jozefina Topalli

I ashpër ka qenë reagimi i Jozefina Topallit kundër Lulzim Bashës, menjëherë pas vendimit që ai dha për largimin e Sali Berishës nga Grupi Parlamentar i Partisë Demokratike. Ish-kryetarja e Kuvendit gjatë qeverisjes së PD-së, përmes një postimi në rrjetet sociale ka bërë një thirrje të fortë kundrejt demokratëve, duke iu kërkuar atyre që ta përjashtojnë Bashën nga partia.

Sipas Topallit, kreu i PD-së po punon kundër interesit kombëtar, por në veçanti edhe kundër partisë sepse ka shitur interesat e popullit opozitar. Duke e konsideruar Bashën si minuesin e demokracisë brenda Partisë Demokratike, Topalli shkruan se kryedemokrati ka vetëm një aftësi dhe ajo është shitja e çdo bashkëpunëtori.

Kujtojmë këtu që vetë Topalli është ‘tradhtuar’ nga Basha, sepse ai e la jashtë listës së PD-së në zgjedhjet parlamentare të vitit 2017.

Lidhur me vendimin e marrë sot nga kryedemokrati për largimin nga Grupi Parlamentar të liderit historik të PD-së, Topallli shkruan se iu kujtua udhëheqja e diktatorit Enver Hoxha, ku vetja i dukej mbi ligjet.

Postimi i plotë i Jozefina Topallit:

Sonte më kujtoi edhe një herë Enver Hoxhën!

Demokratë përjashtoni Lulzim Bashën nga Partia Demomratike! Lulzim Basha ka vite që punon kundra interesit kombëtar dhe në veçanti kundra Partisë Demokratike. Sjellja e tij nuk ka patur kurrë lidhje me parimet e vlerat e kësaj force politike. Çdo ditë, që nga dita e parë që ka zbritur në Tiranë ai ka patur vetëm një qëllim: pasurimin e tij dhe të familjes së tij, përmes karriges politike. Nëse ka një person që ka minuar demokracinë brenda Partisë Demokratike e me tej ai e ka emrin Lulzim Basha.

Që nga dita që u vendos kryetar ai nuk  pranon mendime ndryshe, nuk respekton statutin e partisë, nuk bën zgjedhje, nuk njeh vote dhe nuk i intereson as interesi i demokrateve dhe as i interesi i vendit. Praktikisht ai është i deligjitimuar në atë parti. Ai ka shitur interesat e popullit opozitar dhe si të tillë ata të vendit. Ai ka dëmtuar interesin publik të shqiptarëve në çdo pozicion ku ka qenë. Pa larguar Lulzim Bashën nuk ik Edi Rama. U bënë kaq vite që ia them demokratëve. Po e përsëris edhe sot.

Nëse ka një njeri të korruptuar edhe në opozitë ai e ka emrin Lulzim Basha. Nëse ka një njeri që ka kontribuar për minimin e demokracisë ai e ka përsëri emrin Lulzim Basha. Aftësia e tij me e madhe është shitja e çdo bashkëpunëtori te tij. Këtë e ka dëshmuar në vite. Kur pastaj je dhe vulnerabël për shkak të korrupsionit dhe pasurive te paligjshme natyrisht që shkon dhe përtej.

Sonte tha :- Kam vendosur të përjashtoj Sali Berishën.

Prap e konsideron veten mbi ligjin. Ai nuk ka asnjë të drejte ligjore e statuore ta bëje këtë. Sonte më kujtoi edhe një herë Enver Hoxhën.


Lajmi kryesor:

REAGIMET/ Berisha jashtë grupit të PD, Strazimiri: Basha s'ka kompetencë! Topalli: Vendim si i Enver Hoxhës, të largohet nga partia! Kadilli: Ish-kryeministri viktimë e një skuthi


SI.E./Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Puna e SPAK në 2024, Dervishi: Po u zbardh çka ndodhur me Ervis Martinajn bie piramida e krimit! Petraj: Si u privatizua CEZ do hap 'Kutinë e Pandorës'

Puna e SPAK në 2024, Dervishi: Po u zbardh çka ndodhur me Ervis Martinajn bie piramida e krimit! Petraj: Si u privatizua CEZ do hap 'Kutinë e Pandorës'