Nuk ka ende një përgjigje nëse kryetari i Bashkisë së Tiranës, do të kryejë një ndërhyrje kirurgjikale në këmbën e thyer gjatë qëndrimit në paraburgimin e Durrësit.
Avokati Plarent Ndreca thotë se ka kërkuar dokumentacionin mjekësor që sipas tij sugjeron një ndërhyrje të tillë, por ende nuk ka marrë një përgjigje nga Drejtoria e Burgjeve.
“Gjendja shëndetësore e klientit tim nuk mund të presë deri ditën e hënë dhe as t'u nënshtrohet afateve të zakonshme administrative”, thuhet në kërkesë.
Kërkesa me e-mail i është dërguar Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve, më 7 nëntor, ku Ndreca thekson se gjendja shëndetësore e Erjon Veliajt nuk mund të presë afatet e zakonshme administrative.
“Kërkesa ime është vetëm një: të më vini menjëherë në dispozicion dokumentacionin mjekësor të klientit tim, z. Erion Veliaj, përfshirë raportin e mjekut ortoped të Spitalit Memorial Fier, rezultatet dhe imazhet e ekzaminimeve të kryera, diagnozën dhe rekomandimet për ndërhyrjen kirurgjikale”, cilësohet në kërkesën e Ndrecës.
Sipas pretendimeve të mbrojtjes, kocka në këmbën e krisur nuk ka ngjitur, pasojë që ka ardhur sipas Ndrecës prej vonesës së ekzaminimeve mjekësore, kur kryebashkiaku u transferua në burgun e Fierit.


-
Në burgjet shqiptare ka shumë kriminel të rrezikshëm,por të till xhahil që “vrasin” njerëz me urdhërra ka edhe në drejtorinë e përgjithëshme të burgjeve.Këta burokratë nuk vrasin me armë por me urdhëra he me vendime zyrtarësh të printuara në fleta letre A4.Unë e kam jetuar gjatë kohën e diktaturës ,sepse sot jam gati 73 vjeç,por kam dëgjuar se edhe se edhe të burgosurit politik të cilëve regjimi diktatorial ua merrte shpirtin me tortura e me punë të detyruar nk Spaç,Qafë të Barit e Burrel,kur sëmureshin i dërgonte në spitalin e burgut për mjekin dhe kur kishte nevoja të tilla siç është rasti i veliajt i çonte për tu kuruar në spitalet publike,sigurisht që rzheshin me policë.Pra kishte një fije humanizmi diktatorial.Po sot çfarë po ndodh me kryetarin e bashkisë së Tiranës ???!!! Erjoni nuk ka vrarë askënd,nuk është një kriminel i rrezikshëm.Atëherë pse trajtohet kaq mizorisht ?E transferojnë me urgjencë nga burgu i Durrsit në burgun e Fierit midis të burgosurve kriminel të rrezikshëm të dënuar me burgim të përjetshëm.Mos kanë vendosur ta eleminojnë edhe fizikisht këtë djalë ?!Shumë padrejtësira ju bënë nga Olsi noteri ndërtues,duke mos i vënë në dispozicion dosjen me shkrim përse akuzohej,as edhe avokatit të tij.Ky prokuror i emëruar jashtë kritereve ligjore është një hakmarrës ndaj Veliajt,sepse ai nuk i paska dhënë një lejë për shtesë pallati !!!???Bile gjatë seancave të pyetjeve ky prokuror 5-axhi edhe e ka fyer me fjalë të ulta që mund t’i përdor një ordiner rrugësh,jo një punonjës i drejtësisë.Nqse ai i ka thënë të paraburgosurit E Veliaj ndyrësirë,qytetarët mendojnë se ndyrësira është vet Olsi dhe jo Erjoni.Pra rasti i fundit që e lënë me këmbë të thyer pa çuar në spital për ndërhyrje kirurgjikale,por e vonojnë me qëllim është një sjellje kriminale ndaj tij nga drejtoria e burgjeve,e cila varet nga qeveria,jo nga Olsi pesaxhiu i katapultuar nga Ina Rama sikur të ishte magjistrat.Eurodeputeti italian ngre një shqetësim të drejtë.Ai shtron pyetjen se si mund të mbahet në paraburgim tëvrrept prej 21 muajsh një njeri paqësor,një person që vazhdon të jetë kryetar bashkie i kryeqytetit tonë.Qëkur është burgosur ai Tiranën e kanë mbuluar plehrat,sepse kompanisë së pastrimit nuk i kërkon llogari askush.Tirana ka më pak ujë qëkur kryetari i saj u burgos.Olsi dhe Dumani bashk me GJKKO nuk pyetën as për vendimin e Gjykatës Kushtetuese të Shqipërisë.Mos janë mbi ligjin këta prokuror e gjykatës ?Këto lloj qëndrimesh dhe veprimesh janë të qëllimëshme,janë tëbturpëshme,janë kriminale.Nqse ka gabuar dhe gjykata ja vërtetin le të dënohet,por jo të mbahet prej gati 2 vjetësh në paraburgim duke e keqtrajtuar,duke mos e çuar as për trajtim mjeksor.Ky është një antihumanizëm,është një qëndrim kriminal dhe i dënueshëm ….!!!Ai është i burgosur,por është qënie humane edhe pse i till në demokraci ka të drejtat e tij të mbrojtura me ligj.Nuk kam mundur ta lexoj një thënie të Faik Konicës(ndoshta nuk e kanë botuar) ku ai thotë mbi 90 vjet më oarë :”Shqipëri të kamte dhj…,s’të mora vesh asnjëherë”.Na plasi shpirti e na u zy fryma si popull nga padrejtësitë dhe korrupsioni i qeverrive në Tiranë e gjer tek pushteti lokal.Jemi një vënd me shumë resurse natyrore.Kemi 300 ditë me diell,kemi ujra plot,kemi male të bukura,kemi dy dete që i përkasin Mesdheut,atlherë pse të jemi të varfër e të vuajmë !!!??? Boll më,sepse na shkoi thika në kockë. Nuk duam të emigrojmë,por të jetojmë në vëndin tonë,mes të afërmëve ,miqëve e shokëve tanë,midis atyre që flasin gjuhën tonë të bukur.Fëmijët tanë,niprit dhe mbesat tona të mos e flasin gjuhën shqipe si të huaj.Nuk e duroj dot këtë gjë,më vret më besoni .Klasa e vjetër politike duhet të qërohet,por jo duke shkatërruar e djegur shtëpinë tonë Shqipërinë,por atje tek kutia e votimit,me votë.
Përgjigju -
Nuk çalon gomari nga veshi...
Përgjigju









Komente
Komento