Arrihet marrëveshja! Rama: Sot do të punohet në Kakavijë edhe gjatë natës! Nga nesër kush hyn në Greqi 1 javë në karantinë! Qytetarët: Jemi shumë të gëzuar (VIDEO)

KAKAVIJË- Pas 4 ditësh lodhje, stres, mërzitje, një dritë jeshile është ndezur për qytetarët që presin në Kakavijë. Pas negociatave të vazhdueshme të Shqipërisë me palën greke është arritur marrëveshja! Sot në Kakavijë do të punohet edhe gjatë natës! Lajmin e bëri të ditur vetë kryeministri Edi Rama, që nënkuptoi se në palën greke do të punohet përtej orës 22:00, ndryshe nga sa ka funksionuar deri tani.

"Gjatë gjithë ditës kemi bashkëpunuar me palën greke në çdo nivel. Kemi gjetur mirëkuptim e gatishmëri dhe faktin është se e njëjta situatë është edhe në kufijtë e tjerë të Greqisë. Faleminderit për vazhdimin e punës gjatë natës sot dhe lutemi mirëkuptimin e qytetarëve në vijim", shkruan kreu i qeverisë.

Një vendim i tillë pritet që të lehtësojë situatën në Kakavijë, ku ditën e sotme arriti kulmin, me radhën e makinave që shkoi deri 25 km. Megjithatë duhet pasur parasysh që kush do të hyjë nga dita e nesërme në Greqi, është i detyruar që të karantinohet për 7 ditë. Ndërkohë, nga 17 gushti, në Kakavijë e Kapshticë do të punohet me rregullat të reja. Nga pika kufitare e Kakavijës do të kenë mundësi të kalojnë vetëm 750 persona në ditë, ndërsa nga ajo e Kapshticës vetëm 300 persona në ditë, në fashën orare 06:00 deri në orën 22:00.

"Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme njofton të gjithë shtetasit se duke nisur nga nesër dt. 16 gusht 2020 për të gjithë ata shtetas të cilët hyjnë në Greqi do të zbatohet karantinimi i detyrueshëm 7 ditor. Gjithashtu, nisur që nga dita e hënë, dt. 17 gusht 2020, nga pika kufitare e Kakavijës do të kenë mundësi të kalojnë vetëm 750 persona në ditë, ndërsa nga ajo e Kapshticës vetëm 300 persona në ditë, në fashën orare 06:00 deri në orën 22:00, konform rregullave të vendosura nga pala greke, si pasojë e situatës së krijuar nga COVID-19", njofton Ministria e Jashtme! 

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 22:54
65 FOTOT MË DOMETHËNËSE nga Kakavija...çfarë nuk është parë në kamera

Qytetarë që mbushin shishet me ujë, të tjerë që shtyjnë makinë, nëna me fëmijët e rraskapitur në krah...Kakavija këto 3 ditë ka ofruar gjithçka. Report Tv sjell nëpërmjet këtyre fotove gjithçka që nuk keni parë në kamera.

Ora 22:47
Në Kakavijë do punohet dhe gjatë natës/ Qytetarët për Report Tv: Jemi shumë të gëzuar

1597524479_15975166691293.jpg

Qytetarët ndihen të lehtësuar pas vendimit për të zgjatur afatin e punës përtej orës 22:00. Për mikrofonin e Report Tv, ata shprehen se janë shumë të gëzuar, theksa vënë theksin se autoritet shqiptare u janë gjendur pranë me ujë dhe ushqime.

"Jemi shumë të lehtësuar. Ndihma ka qenë  e madhe, me ujë e ushqime, jna janë gjendur pranë. Nuk e kemi menduar fare që të kthehemi në shtëpi".

"Nata e tretë sot, shpresojmë që të kalojë. U gëzuam shumë, se edhe sot nuk do kalonim, mos të them edhe nesër. Nuk e menduar kurrë të ktheheshim pas, nuk ia vlente, hëngrëm 3 net këtu dhe të ktheheshim pas, nuk ia vlente të bëja tamponin 400 euro për 4 veta. Na dhanë ujë dhe ushqime, nuk them se na lënë pas dore", shprehen qytetarët.

Ora 21:11
Arrihet marrëveshja! Rama: Sot do të punohet në Kakavijë edhe gjatë natës

Pas një dakordësie me kryeminstrin Edi Rama dhe qeverisë greke, arrihet marrëveshja! Pala greke do të punojë në Kakavijë edhe gjatë natës. Lajmi është dhënë nga kryeministri Edi Rama.

"Gjatë gjithë ditës kemi bashkëpunuar me palën greke në çdo nivel. Kemi gjetur mirëkuptim e gatishmëri dhe faktin është se e njëjta situatë është edhe në kufijtë e tjerë të Greqisë. Faleminderit për vazhdimin e punës gjatë natës sot dhe lutemi mirëkuptimin e qytetarëve në vijim", shkruan Rama.

Postimi i kryeministrit Edi Rama

Një vendim i tillë duket se do të lehtësojë situatën e krijuar prej 4 ditësh në Kakavijë, ku radha e makinave ka shkuar deri në 25 km.

Ora 20:56
Çako për Report Tv: S'kemi konfirmim për zgjatje të afatit të punës përtej orës 22:00! Kthehuni në shtëpi (VIDEO)

Kreu i Emergjencave Civile, Haki Çako në një lidhje për Report Tv ka deklaruar se pavarësisht negociatave nga Shqipëria, nuk ka ende një përgjigje pozitive nga pala greke për të zgjatur afatin e punimeve përtej orës 22:00. Çako tha se ende nuk ka një konfirmim zyrtar nga ana e shtetit fqinj, për këtë arsye u ka bërë thirrje qytetarëve që të kthehen pas në shtëpitë e tyre, pasi e kanë të pamundur që të kalojnë.

"Me gjithë komunikimin intesive të autoriteteve shqiptare, ende nuk ka një konfirmim zyrtar për zgjatje të afatit për të punuar jashtë orarit 22:00. Prej orës 24:00 të datës së sotme, do të duhet të ndryshojnë procedura që do të thotë ditën e nesërme do të procedohen me 750 shtetas në Kakavijë dhe 300 në Kapshticë. Kjo është një situatë që duhet të detyrojë apo të përcjellë për të gjithë qytetarë detyrimit për t'u kthyer në shtëpi, janë procedura që u përkasin autoritete greke dhe nuk mund të ndikojmë. Jemi këtu me të gjithë autoritet shqiptare. Shpresojmë akoma, por nga konfirmimi i fundit do të vazhdojnë me të njëjtën procedurë. Ka pasur një intensifikim të punës ë bërë nga ana e institucioneve greke, në raport me ditën e djeshme ka pasur një numë të lartë të punës së tyre, që në maksimum ka shkuar deri në 3000 qytetarë", tha Çako për Report Tv.

Ora 20:53
FOTOLAJM/ Mes vuajtjeve në Kakavijë, vogëlushët krenarë bëjnë shqiponjën me duar

1597517337_21.jpg

Mes personave që ndodhen prej ditësh në radhët kilometrike në pikën kufitare të Kakavijës janë dhe fëmijë të vegjël, të cilët me pafajësinë e tyre përpiqen ta kalojnë këtë situatë mes lojërave dhe kërcimit me muzikën e makinave.

Në foton e shkrepur nga gazetari i "Report Tv" dy fëmijë të vegjël kanë bërë me duart e tyre të vegjël shqiponjën krenare të Shqipërisë.

Në sytë e tyre duket qartë lodhja, pagjumësia dhe mungesa e ushqimit. Me çantat në shpinë, emigrantët e vegjël po presin në radhë së bashku me prindërit e tyre  për të kaluar në kufirin grek.

Ata do të duhet që të kalojnë edhe një natë tjetër të mundimshme duke pritur që t'u vijë radha për të kaluar në vendin ku jetojnë prej vitesh.

Ora 18:49
Ushtria nuk braktis qytetarët në Kakavijë/ Shpërndajnë shishe me ujë (FOTO)

Ushtria ndodhet në terren në mbështetje të qytetarëve në situatën e vështirë që po kalojnë. Ministrja e Mbrojtjes, Olta Xhaçka ka shpërndarë disa foto nga momente e punës të efektivë te FA-së, teksa vë në pah dhe solidaritetin e shumë shqiptarëve në këtë situatë të vështirë që po kalohet në kufi.

"Si në çdo situatë të vështirë, edhe kësaj radhe shqiptarët shkëlqejnë me solidaritetin e tyre. Operacionit për t'i ardhur në ndihmë qytetarëve në Kakavijë, i janë bashkuar edhe bizneset e mëdha në Gjirokastër që prodhojnë apo tregtojnë produkte ushqimore", shkruan Xhaçka.

Ora 18:25
Radha në Kakavijë, konsulli shqiptar në Janinë: Pala greke i ka plotësuar kërkesat, po negociojmë që të hapë kufirin edhe gjatë natës (VIDEO)

Konsulli shqiptar në Janinë Eltion Verleni, deklaroi se janë në bisedime me palën greke, që të hapë kufirin edhe gjatë natës në Kakavijë. 

Kemi folur me palën greke. Të gjitha janë pranuar pasi nga 2 mjekë janë bërë tre mjekë, nga dy sportele janë hapur 3 sportele. Gjithashtu është rritur stafi i palës greke. Po negociojmë që pala helene të hapë kufirin edhe gjatë natës. Jemi në negociata edhe për të shtuar numrin e qytetarëve shqiptarë që kalojnë kufirin. Sot kalojnë 4000 qytetarë, nga 1000 që ishin më parë. Kemi kërkuar që të shtohet staf mjekësor, staf në doganë etj", deklaroi Verleni.

 

Ora 17:40
Xhaçka nga Kakavija përsërit apelin: Kthehuni në shtëpi! Vijojnë negociata me Greqinë për shtim të mjekëve dhe sporteleve (VIDEO)

Nga Kakavija, aty ku ndodhet prej disa orësh, ministrja e mbrojtjes Olta Xhaka u ka bërë thirrje qytetarëve që të kthehen pasi shanset për të kaluar kufirin janë pothuajse zero. Ajo ka bërë me dije se negociatat me palën greke po vijojnë për të rritur kapacitetin e mjekëve që bëjnë tampnin dhe të sportele, dhe për këtë thotë se ka një dashamirësi nga ana e shtetit fqinj për të gjetur një zgjidhje.

"Nuk i thyejmë dot rregullat, nuk vendosim politikën që vendos shteti fqinj, por mund të bëjmë që të kërkojmë më shumë kapacitet dhe njerëz që procesi të jetë me ritme më të mira, nga dje sot kemi përmirësim, qoftë qytetarëve brenda një ore qoftë me fluksin e gjithë ditës, por nuk është i mjaftueshëm, që e gjithë radha të mund të kalojë kufirin deri në momentin që do të hyjnë rregullat e reja.

Prandaj kemi njoftuar qytetarët që të ushtrojnë arsye, se një pjesë e madhe nuk do të arrijnë të kalojnë kufirin, dhe do ishte e udhës që të ktheheshin në shtëpi, dhe t'i nënshtrohen rregullave të reja. Kjo nuk është një situatë e zakonshme, nuk na e merrte mendja që do jetonim në një situatë të tillë ku e gjithë bota është paralizuar nga COVID dhe nuk duhet të sillemi sikur kjo nuk ekziston. E mirëkuptoj dhe pa diskutim në aspektin njerëzor jam e keqardhur për ata njerëz që kanë punë urgjente dhe tani kanë të drejtë me ngut për t'u kthyer, se bëhet fjalë për ata që kanë mundësi të udhëtojnë.

Nga ata që udhëtojnë janë 80% rezident, të tjerë nënshtetësi greke, që nuk bëhet fjalë për udhëtim turistik dhe ky korridor është i hapur vetëm për këtë kategori, që do të thotë nuk ka tendencë për t'i lënë njerëzit në radhe dhe pastaj për shumë shqiptar që janë rezident, që punojnë e jetojnë, paguajnë taksa dhe kontributor. Nuk ka tendencë, ne po informojmë njerëzit, që po njoftojnë njerëzit për ritmet e hyrjes, që të bëjnë llogaritë e tyre që nuk e kalojnë kufirin dot sot. Deri sa të mbyllet pika, shpresojmë që ky orar të shtyhet dhe ka predispozitë pozitive për të rritur kapacitet njerëzor, qoftë për mjekëve dhe për të shtuar sportele, por edhe kjo ka vështirësitë e veta, pavarësisht dashamirësish për ta ofruar.

Shpresojmë që orari të shtyhet.

Të gjithë po humbasim pak nga e përditshmja jonë në këto kohë. Kjo kategori udhëtarësh e kanë pasur mundësinë të lëvizin, kanë ardhur këtu për arsye të tyre, dhe për faktin se kanë lëvizur në kohë të paqarta kanë të detyruar t'u nënshtrohet këtyre masave. Nuk është vetëm Greqia, i ka vendosur Anglia e Francën, nuk protestuam kur Itali mbylli kufijtë, as kur i mbyllëm ne, sepse kjo ishte mënyra jonë për të mbrojtur qytetarët. Këto masa do i respektojmë. Maksimumi është që ritmet të jenë më të shpejta, por kjo nuk do e zgjidh problemin", tha Xhaçka.

Ora 16:37
Ushtria në aksion/ Ja mesazhi që u është shpërndarë të gjithë qytetarëve që ndodhen prej disa ditësh në radhë (VIDEO)

Forcat e Armatosura kanë nisur një aksion të ri, atë të informimit të qytetarët për situatën që i pret. Me anë të një letre, e cila u është shpërndarë qytetarëve që ndodhen në radhë, ato u bëjnë thirrje që të kthehen në shtëpi, pasi është e pamundur kalimi drejt Greqisë për shkak të masave të marra nga shteti fqinj,. Ato bëjnë me dije se nga nesër do të kalojnë një numër i kufizuar i qytetarëve, të cilët duhet të kenë plotësuar formularin PLF, por edhe rezultatin e testit anti- COVID. Për këtë arsye, ato u bëjnë thirrje që të kthehen në shtëpitë e tyre në Shqipëri.

"Nisur nga situata e krijuar në dalje të Republikës së Shqipërisë, ku qytetarët janë dyndur për të dalë drejt shtetit grek, ju bëjmë thirrje se autoritet greke po zbatojnë masat e ndërrmara nga qeveria greke për parandalimin e përhapjes së pandemisë dhe për këtë arsye është e pamundur që të gjithë këta qytetarë të dalin nga Republika e Shqipërisë gjatë këtyre ditëve pasi nga dita e nesërme do të lejohen të kalojnë vetëm 750 shtetas të pajisur me PLF ndërsa nga data 17 gusht do të lejohen të kalojnë 750 shtetas nga Pika e Kalimit Kufitar Kakavijë dhe 300 shtetas nga PKK Kapshticë, të cilët përveç PLF duhet të jenë të pajisur edhe me rezultatin e testit negativ për COVID19, ndërsa pika e kalimit do të funksionojë nga ora 06:00-22:00. Ndaj i bëjmë thirrje të gjithë qytetarëve që të kthehen në banesat e tyre në Shqipëri pasi e kanë të pamundur kalimin drejt Greqisë", shkruhet në letrën që Forcat e Armatosura kanë shpërndarë tek qytetarët në radhë.

Letra që Forcat e Armatosura kanë shpërndarë tek qytetarët në radhë
Ora 16:36
Protestë në Kakavijë/ Pretendimet e qytetarëve: Ambulanca ka kaluar njerëz pa radhë

Disa qytetarët shqiptarë që po protestojne në pikën kufitare të Kakavijës, për të kaluar në kufirin grek, pretendojne se punonjësit e ambulancave dhe efektivët e policisë kanë kaluar njerëz pa radhë. Akuza qe tani për tani mbteten pa asnje lloj konfirmimi, edhe pse te gjithë qytetaret atje jane ta pajisur me celulare për te dokumentuar abuzimet  e pretenduara, nuk kane ofruar ndonje deshmi filmike te qarte. 

Sipas tyre, ambulancat kanë kaluar pa radhë njerëz të njohur. Njeri prej qytetareve deshmon se jane kaluar edhe autobuse pa radhe, te cilet shtojne numrin e personave qe lejohen te kalojne nga autoritetet greke, ndersa makinat me pasagjere vazhdojne te presin ne radhet e gjata prej kater ditesh.

"Ambulancat kanë marrë njerëz dhe i kanë kaluar lart në doganë. Si ka mundësi që  pame tërë natën ambulancat lartë e poshtë duke transportuar njerëz për të kaluar kufirin, ndërsa sot s'ka asnjë ambulancë. Ku është ministri i Jashtëm", deklaruan qytetarët shqiptarë që po presin në doganë.

 

Ora 16:26
Radhët e gjata në Kakavijë, shqiptarët bllokojnë rrugën në shenjë proteste (VIDEO)

Pas pritjes së gjatë prej katër ditësh, emigrantët shqiptarë kanë bllokuar rrugën në shenjë proteste.

Qytetarë të shumtë kanë zbritur nga makinat e tyre dhe janë vendosur në rrugë, për të protestuar për shkak të radhëve të gjata dhe procedurave të stërzgjatura të palës greke në pikën kufitare të Kakavijës. Në rrugë ndodhen edhe makina policie.

Në videon e publikuar shihet se në rrugë kanë dalë rreth 40 persona.

1597501737_protesta.jpg

Ora 16:23
Kaosi në Kakavijë/ Dje kaluan kufirin 6788 persona! Të gjithë me leje qendrimi ose pasaporta greke

1597502250_Screenshot1.jpg

Ditën e djeshme  kaluan kufirin 6788 persona. Te gjithe me leje qendrimi, ose pasaporta greke Nëpërmjet doganës së Kakavijës kanë kaluara 2270 persona, një numër shumë i ulët krahasuar me qytetarët që ndodhen në radhe, ndërsa nga Kapshtica kanë dalë një numër më i lartë i personave, më konkretisht 4518.

"Ne PKK Kapshtice në total kanë dalë 4518 shtetas nga të cilët  3452 shtetas shqiptar me leje qëndrimi greke,1066 shtetas të huaj nga të cilët 1057 me pasaporta e karta identiteti Greke, 3 shtetas me pasaporta turke, 2 dy shtetas me pasaporta  franceze dhe 4 shtetas me pasaporta polake. Ne PKK Kakavije kanë dalë në total kanë dalë 2270 shtetas nga të cilët  1376 shtetas shqiptar leje qëndrimi greke dhe 894 shtetas te huaj  nga këto 877 shtetas me pasaporta e karta identiteti Greke, 1 shtetas me pasaporta hungareze, 4 shtetas me pasaporta nga mbretëria e bashkuar , 1 shtetas me pasaporta nga mali i zi , 2 shtetas me pasaporta nga Qipro, 1 shtetas me pasaportë nga SHBA, 4 shtetas me pasaporta nga ukrahina dhe 4 shtetas me pasaporta bullgare", bëjnë me dije burime zyrtare per Report Tv.

Ora 16:16
Kaosi në Kakavijë/ Forcat e Armatosura në ndihmë të qytetarëve të bllokuar në kufi! Shpërndajnë ujë

Forcat e Armatosura prej më shumë se 24 orësh ndodhen në Kakavijë, në ndihmë të qytetarëve të cilët prej 4 ditësh janë në një situatë të pazakontë! Ato kanë shpërndarë ujë për dhjetëra qytetarë të cilët po presin në radhë për të kaluar drejt Greqisë.

 

Ora 15:04
Të bllokuar me ditë në Kakavijë, policia shpërndan ujë për qytetarët (VIDEO)

Shumë reagime dhe kritika ka patur sidomos në dy ditët e fundit për situatën e krijuar në Kakavijë ku mijëra qytetarë janë bllokuar për shkak se kërkojnë të kalojnë në Greqi, shtet që ka vendosur disa kushte për shkak të pandemisë.

Radha është bërë kilometrike dhe temperaturat e larta e kanë vështirësuar shumë situatën. Për këtë arsye policia e shtetit, për ti ndihmuar paksa, ka shpërndarë shishe me ujë. Shumë qytetarë marrin edhe nga ose tre, për shkak se udhëtojnë me familjarët e tyre.

Ora 14:52
Pala greke mbyll portat në tokën neutrale: Qëndroni këtu sa të ikë radha në kufirin tonë (VIDEO)

Pala greke në pikën kufitare të Kakavijës ka mbyllur portën në tokën neutrale. Mbyllja e portës sipas policit grek është se bërë që të mos ketë radhë dhe fluks të qytetarëve në kufirin grek dhe më pas do të hapet sërish për të marrë të tjerët që janë në radhë përtej portës në tokën shqiptare.

Kjo ka sjellë tensionim të qytetarëve të cilët prej ditësh po presin në radhë për të kaluar drejt territorit grek.

"Rrini këtu deri sa të pakësohet numri i shtetasve poshtë në kufi. Pastaj do vijmë këtu dhe ta hapim. Thjesht qetësohuni", ka thënë polici.

Ndërkohë qytetarët e mbetur pas portë janë të tensionuar dhe të lodhur nga ecjet në këmbë por dhe qëndrimi tre ditë në rrugë të bllokuar.

Ora 13:46
Radhët në Kakavijë, Xhaçka thirrje qytetarëve: Shmangni udhëtimet, kush po pret në radhë të kthehet pas deri në normalizim

1597501908_fa.jpg

Ministrja e Mbrojtjes Olta Xhaçka u ka bërë thirrje qytetarëve të mos udhëtojnë më drejt Greqisë dhe se ata që presin në radhë prej 4 ditësh të kthehen pas, deri në normalizimin e situatës.

Ajo tha se Forcat e Armatosura po qëndrojnë në krah të qytetarëve duke i ndihmuar me nevojat bazike. Xhaçka shprehet se fatkeqësisht nuk mund të bëjnë dot asgjë përpara rregullave të vendosura nga qeveria greke si pjesë e masave kufizuese për pandeminë dhe se numri i kalimit të qytetarëve është i kufizuar nga pala greke.

Ditën e sotme situata në Kakavijë është përkeqësuar ku radha e mjeteve ka shkuar deri në 25 kilometër pranë fshatit Grapsh.

"Forcat e Armatosura vijojnë të qëndrojnë në Kakavijë për t'i ardhur në ndihmë çdo qytetari që qëndron në radhë, por gjithësecili duhet të jetë i ndërgjegjshëm që këto janë masa të diktuara për parandalimin e COVID-19, nga një shtet tjetër. Numri i qytetarëve që lejohet të kalojnë është mjaft i kufizuar dhe kalimi i të gjithë atyre që janë aktualisht në radhë fatkeqësisht është i pamundur. Ndaj, bëjmë thirrje që jo vetëm qytetarët e tjerë të mos drejtohen drejt pikave kufitare me Greqinë, por edhe ata që presin në radhë të kthehen në banesat e e tyre, deri në normalizimin e situatës", shkruan Xhaçka.

Ora 12:41
'Jam nisur në këmbë që nga Gjirokastra', qytetarët: Kemi ecur me orë të tëra, vdiqëm (VIDEO)

Nga pamjet e siguruar nga Report Tv, disa nga qytetaret kanë mbërritur në pikën kufitare të Kakavijës këmbë të ngarkuar me valixhe e çanta në krahë. Të rraskapitur nga rruga dhe të paushqyer, qytetarët kanë krijuar një radhë të gjatë në pikën kufitare pranë sporteleve duke u mbledhur në grumbuj me shpresën për të kaluar.

Ata kanë bërë në këmbë kilometra të tëra, kush 13 km dhe kush 17km , pasi autobusët i kanë lënë në rrugë dhe nuk mund të kalojnë për shkak të bllokimit të rrugëve. Mes personave që kanë ecur në këmbë ka pasur edhe fëmijë, të cilët janë të rraskapitur dhe të dehidratuar.

"Kam ardhur nga Gjirokastra në këmbë, kam bërë 17 kilometra', tha një qytetar,

"Kam ecur për 3 orë nga fshati Jorgucat për të ardhur këtu", tha një tjetër.

Ora 11:52
Radhë 25 km në Kakavijë/ Autobusi lë në rrugë qytetarët, me valixhet në krah nisen në këmbë drejt pikës kufitare (VIDEO)

Autobusët kanë lënë në rrugë qytetarët duke i zbritur nga mjetet edhe pse ato ndodhen me kilometra larg pikës kufitare të Kakavijës për të kaluar në territorin grek. Qytetarët janë zbritur nga autobusët dhe janë detyruar të marrin në krah çantat dhe valixhet e tyre të udhëtimit dhe të nisen në këmbë drejt pikës së kalimit kufitar.

Shkak për këtë është bërë aksidentit tragjik i ndodhur në fshatin Bularat, ku  policia ka bllokuar zonën për inspektimin e vendngjarjes së aksidentit, duke mos lejuar më kalimin e mjeteve.

Qytetarët do të bëjnë me dhjetar kilometra rrugë në këmbë në temperatura të larta, pasi radha e mjeteve ka shkuar në 25 km deri në fshatin Grapsh.

"Po ecim në këmbë pasi autobusët na lanë në rrugë, na thanë zbrisni së nuk mund të kalojmë më tej", tha një qytetare

"Na kanë dalë autobusë 20 km larg, dhe jemi nisur në këmbë. Kam ditë që pres këtu. Ke 20 km pa ujë", tha një tjetër qytetar.

1597487513_KEMBE1.jpg

Ora 11:36
Çako bashkë me 200 efektivë që mbrëmë në Kakavijë, shpërndajnë ujë e ushqime

Drejtori i AKMC, Haki Çako ndodhet në Kakavijë për shkak të situatës së krijuar bashkë me 200 efektivët e Forcave të Armatosura  që prej mbrëmjes së djeshme në Kakavijë. Efektivët e FA nga Tirana, Berati dhe Gjirokastra kanë shpërndarë e vazhdojnë të furnizojnë qytetarët me ujë e ushqime. 1.5 mijë litra ujë e qindra paketa ushqimesh vijojnë të shpërndahen që dje

Ora 10:38
Policia apel qytetarëve: Mos u dyndni të gjithë në një ditë drejt Kakavijës, masa shtrënguese nga e hëna

Policia u bën apel qytetarëve  që të mos dynden të gjithë  në një ditë drejt Kakavijës. Nga e hëna do të ketë masa më shtrënguese për të hyrë në Greqi. Një numër më i kufizuar do hyjë në shtetin grek. Gjithashtu do të merren masa jo nga policia shqiptare apo ajo greke por nga autoritetet shëndetësore greke. Drejtori i Departamentit të Kufirit  në Policinë e Shtetit,  Eduart Merkaj po zhvillon takime ne doganën greke me homologët e policisë kufitare greke që të mundësohet shtimi i personelit shëndetësor për realizimin e tamponeve.

Ora 10:15
Radhët në Kakavijë/ Xhaçka: Po vijojnë bisedimet me Greqinë për lehtësimin e procedurave në kufi

Prej ditës së djeshme, Forcat e Armatosura janë në gatishmëri dhe në ndihmë të qytetarëve të bllokuara në pikën kufitare të Kakavijës. Ministrja e Mbrojtjes, Olta Xhaçka tha se autoritetet vijojnë komunikimet me qeverinë greke për të pasur lehtësim të procedurave për kalimin e qytetarëve, të cilët vijojnë të qëndrojnë të bllokuar në rrugë prej 4 ditësh.

Gjithashtu qytetarëve u është dhënë ndihmë ushqimore, shëndetësore dhe asistencë për higjienën  sanitare.

"Autoritetet diplomatike janë në komunikim të vazhdueshëm me palën greke për lehtësimin e procedurave, ndërkohë Forcat e Armatosura e kanë gdhirë me qytetarët që qëndrojnë në radhë në Kakavijë duke ofruar ndihmë shëndetësore, ndihma ushqimore, ujë të pijshëm dhe asistencë për higjienën sanitare në terren. FA në krye të detyrës!", shkruan Xhaçka.

Epike mjekësore, automjete të posaçme me ujë, tualete të lëvizshme dhe ushqime u janë siguruar qytetarëve nga pasditja e djeshme, ku autoritete u vunë në lëvizje për situatën e rënduar në Kakavijë, ku ditën e sotme radha ka shkuar në 25 kilometra.

Ora 08:44
Pamjet me dron të radhëve kilometrike në Kakavijë! Vargu i makinave arrin në 25 km

Report Tv siguron pamjen me dron të radhëve 25 kilometra të gjata në aksin nacional Gjirokastër-Kakavijë nga fshati Grapsh deri në fshatin Vrisera. 

/B.K./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • gramshioti: 16/08/2020 14:13

    JAM DAKORT ME MIRDITORIN,,,IKNI NGA GREQIA ,,,SHKONI NE AMERIKE KANADA ATJE JU TRAJTOJNE SI NJEREZ,,,,,AKOMA NUK E KENI KUPTUAR SE C'FARE PLEHRASH JANE GREKET,,,,ATA DUAN TJU NXJERRIN QUMESHTIN E NENES,,,,ATA GREKET JANE VETE REFUGJAT SA NE AMERIKE,,KANADA,AUSTRALI,GJERMANI,,,C'FARE PRISNI TE BENI LEKE NE NJE VEND QE EMIGRON VETE....

    Përgjigju
  • Albi: 16/08/2020 05:30

    Ore sa her vijn keta emigrantat e Greqis gjithmon problem bejn per cdo vit vetem keta do hapin problem dhe thon fajin e ka Shqiperia ,por paten fat qe kete her qelloi gjatoshi ne krye te qeveris dhe nxorri ne rruge ushtrin per te shperndar ndihma se te kishin qen ata hijenat e PD-s me Salehun kryeminister do te kishin par ndihmat me sy ,, keta jorgot e qe thon mos na shkelt kemba me ne Shqiperi te qerohen mos tua shohim me bojen se vetem keta bejn problem ,te vjen keq vetem per ata femij dhe te moshuar qe s'kan faj

    Përgjigju
  • MIRDITOR: 15/08/2020 23:01

    ikni nga greqia shkoni ne SHBA kanada, Australi

    Përgjigju
  • MIRDITOR: 15/08/2020 22:57

    mbasi priten disa dite, mbasi i shtypen me makin, mbasi i torturuan, tashi thojn qe u arrit marveshja ore qa kujtojn se njerzit jan budallej nuk e kuptojn hilet?

    Përgjigju
  • LINZ: 15/08/2020 20:54

    te tere funderinat e kombit kane shkuar ne greqi,nuk e dine ata masat e BE per COVID 19 ? disa prej tyre japin intervist ne gereqisht .MJERANE

    Përgjigju
  • Shqiperi: 15/08/2020 18:45

    E mjera shqiperi te ka mbytur injoranca e popullit

    Përgjigju
  • AltinTop: 15/08/2020 18:14

    Uroj qe te normalizohet gjendja sa me pare...por te pakten deri vitin tjeter mos merrni mundimin te udhetoni per arsye jo esenciiale...sepse kjo nder do ju gjej ngado te udhetoni...

    Përgjigju
  • Sander: 15/08/2020 17:34

    Ne shtepi mund te mos kthehen, por te shkojne ne botelin me te afert. Meqe qe do kete nje nuker te caktuar, pjesa tjeter e kthyer nga policia te shkoje ne hotelet me te afert, ne pritje te dites tjeter

    Përgjigju
  • Staplerfahrer: 15/08/2020 17:25

    Sic thon mediat 70% Jan me pashaporta greke po ca te semes keni me shqiptaret SHKONI KE AMBASADA JUAJ greke,

    Përgjigju
  • sapa: 15/08/2020 16:55

    Eshte interesant se eshte i vetmi popull qe i ka perjetuar dhe i perjeton keto gjera dhe do ti perjetoje dhe jam dakort me Komentuesin Abcd.Ky i ashtuquajtur shtet shqiptar nuk funksjonon fare!Ketu tregohet edhe dobesia e te ashtuquajturit shtet kundrejt shteteve te verteta qe nuk jane ne gjendje te arrijne dicka kundrejt qytetareve te vet pervecse shisheve me uje.

    Përgjigju
  • vera: 15/08/2020 16:50

    KTHEHUNI o shqiptare ne shtepite e juaja,,,mjaft punove per te tjere o fatkeq,,kujto vend tek ke lere ,,e tek heq,,,kthehuni te ndertojme te ardhmen tone ne kete vend te bekuar me njemije bukuri e diell,,e gastronomi qe se ka kush ,,kthehuni se do na kene zili i gjithe ballkani dhe europa,,,,greket dhe te tjeret keshtu duan te na shohin qe te largohemi nga vendi yne te behemi hyzmeqar te te tjereve per 5 lek ,,,kthehuni ne tokat e juaja bashkohuni me gjitonin dhe formoni kooperativa qe te shtoni prodhimin dhe te shisni produktet,,,po ndenjet te vecuar nuk do perparoni,,po ashtu kthehuni dhe ndertoni hotele --resorte ne bregdet me leje dhe projekte,,,,,edhe ketu duhet kooperim--bashkim mes shume familjeve dhe aksionereve,,,dhe punesoni familjet ne keto resorte dhe nuk keni pse te kaloni jeten ne greqi e kudo me merzi-vuajtje dhe mendjen ne shqiperi....vetem ne shqiperi do jeni te lumtur.....

    Përgjigju
    • Vlora: 15/08/2020 17:40

      Ne nje vend qe mbizotron vrasja imoraliteti,korrupsioni,krim,pandershmeri nuk mund te presesh asgje te mire dhe asnje te ardhme

    • Alb: 15/08/2020 17:28

      O vera ca te punoj ketu paska plas puna e madhe ketu te gjith po ikin per nje jet me te mir ti u ben thirje te punojn per keta vampirat.

  • alvanos: 15/08/2020 16:39

    BRAVO SHQIPTARE BLLOKOJENI RRUGEN NE TE DY DREJTIMET ,,,QE TE ZENE MEND GREKET E POSHTER,,,,,SEPSE DUAN T'JU TORTUROJNE DHE POSHTEROJNE,,,DHE NE FUND T'JU RRJEPIN ME TAKSITE QE JU PRESIN NE KAKAVIJE,,,,KY ESHTE QELLIMI I FUNDIT I GREKEVE T'JU RRJEPIN,,,NUK IU DEL QE PO JU RRJEPIN NE GREQI NE PUNE TE PAK-PAGUARA DHE XHIRON QE JU I BENI ATYRE NJEREZVE TE POSHTER....VETEM ENVER HOXHA I VINTE HAKUT KETYRE JEVGJVE-- NDYRESIRAVE TE EUROPES...PTU,,,PTU,PTU,,PTU,,......

    Përgjigju
  • Landi: 15/08/2020 16:32

    Jemi popull i poshter mir te ju behet atje te rrin si qente . Nuk e shikojn ca behet neper bot qe nuk leviz njeri ?? E keto kok palaret jorgot marrin makinat e vin me pleq e me femi !! Nuk rrin i shajn bythes atje ne shtepit ne greqi . Mir te ju behet

    Përgjigju
  • Une: 15/08/2020 16:30

    Te nderhyj policia ti kthej. Edhe media tu bej thirrje te kthehen ne shtepite e tyre se po vdesin femijet ne mes te vapes. Si ka mundesi vene ne kembe 12 km per te hyre ne Greqi kur e dine shume mire qe Greku e ka mbyll kufirin? NUK KALON dot per shkak te virusit eshte njesoj edhe per ata me pashaporta greke. Pse nuk kuptoni o njerez qe jane rregulla qe duhen ndjekur? Edhe a ka mundesi qe gazetaret tu thonen mos te shajne shqiperine ne intervista? Sikur jua ka fajin shqiperia qe nuk kane mendje ne koke.

    Përgjigju
  • Abcd: 15/08/2020 16:02

    Kjo pasqyre eshte fytyra e vertete e shtetit shqiptar,ku qytetaret e saj jane pa dinjitet e ne meshiren e fatit ne vendin e tyre,ku dallohet qarte mungesa e pavarsise se nje vendi,ku qytetareve te saj” te mos u njihet ekzistenca” ne kete hapesire gjeografike,te quajtur Shqiperi,por sikur jemi fise indigjene nga Afrika,ndaj te cileve tregohet te pakten edhe pak dhemshuri,ndersa ndaj nesh tregohet ,shfaqet haptazi perversiteti i pashembullt i politikes greke edhe pse eshte dhe nje antar i BE. Sjellja e grekeve shkon deri aty,sikur ne te ishim “mall pa zot”,duke na bere gjithmone “corben” e lojrave te tyre politike ( shiko ata presin te marrin revanshin ne kete situate ne ceshtjen e ngecur ,mbi te ashtuquajturen kufiriin detar,por edhe i bejne presion Edit edhe si partner besnik e mik i Erdoganit dhe per ate situate kritike qe ka shperthyer ne Egje) ,sepse kane luajtur rregulkisht ndaj nesh,me presionin ndaj emigranteve,si “xholin” fitues te revanshit te tyre. Emigrantet nuk jane rezultantja e nje marreveshje politike te grekeve me politiken shqiptare,por jane qytetaret vet,qe privatisht kane krijuar mardhenien e tyre me shtetin grek,te cilen sa kohe qe ata respektojne ligjet e atij vendi,nuk ka pse te behen pre e politikes .Keto jane shkelje te konvetave nderkombetare,te cilat Xhacka pa b..le dhe ministri i jashtem “pa brisk” ne faqe,nuk mund t’i zgjidhin,se ata nuk e kane “celsin magjik” dhe te bejne zhurme neper kancelarite europiane se si sillet nje antar i BE ndaj nesh,jo ,ata nuk e kane patur kurre kete kohe dhe pse kane patur 30 vjet ne dispozicion,se ata nuk ka pse te lodhen,se pushteti nuk duhet te te sjlle lodhje e kokcarje,por vetem pasuri e rehati,keshtuqe ata dine vetem te “te bindin”qe ti te kthehesh ne shtepi.Dhe kur t’a kerkojne kete ,apo t’a thone,tingellon sikur te thone,“se nuk merremi dot me greket,ata na kane ne dore“. A nuk eshte ky nje trishtim i madh per dinjitetin e nje shteti !?

    Përgjigju
  • Gim: 15/08/2020 15:54

    Taksat ne greqi i pagaini legena njerez, llogari na ketkoni neve. Ikni zhdukuni anej nga erdhet e mos jua pafshim mo bojen.

    Përgjigju
  • Turi: 15/08/2020 15:48

    O wtf qe nuk e di si e ke what the fuck apo welcome to Facebook pse hera e pare eshte qe shteti putane grek bene nga keto veprime , ata te njejten gje kane bere dhe kur nuk kishte virus se jane bastarde qe jua qifsha robet putanave

    Përgjigju
  • nari: 15/08/2020 15:33

    Shkoni makime me makine dhe cojuani ujin. Me te vertete sjellja eshte shume e mire po cojeni tamam deri ne fund.Mos e beni si torta e Sali Berishes per 100 vjetorin e Flamurit ne 2012.

    Përgjigju
  • WTF: 15/08/2020 15:03

    Shume Shqiptare nuk besojne se virusi ekziston dhe nuk ndjekin rekomandimet e qeverise per distancimin social dhe perdorimin e maskave, prandaj dhe jane shtuar rastet ne Shqiperi. Greqia po mbrohet nga njerezit e pakujdesshem dhe kaq! Po te kishte Greqia raste sic kemi ne edhe ne do benim te njejten gje. Mjaft u indinjuat!

    Përgjigju
  • Eni: 15/08/2020 14:22

    O Xhacka hiqi ata gur nga qafa se nuk te shkojne ne kete situate."Si shala gomarit"

    Përgjigju
  • Korca: 15/08/2020 14:03

    Fajin e ka shteti Shqiptar, qe shkarrkoi gjithe ambasaden e korruptuar te vene prej tyre, dhe i la emigranter pa sherbim dhe mbeshtetje. Dhe ne jemi emigrante ne Gjermani, por pasaportat i beme ne ambasade ketu pa asnje problem. Pasaporta na erdhi me poste ne shtepi. Greqia ka ligjet e veta, eshte shteti ai qe mbeshtet shtetasit e vet ne emigrim nepermjet ambasadave, por ambasadat tona jane per qoka familjare, punesohen lloj lloj injoranti qe sdi te flase as shqip. Me vjen shume keq per ata njerez atje

    Përgjigju
  • Free: 15/08/2020 13:22

    Ikni bre prisni nje jave dhe shpenzoni 100 euro per nje test ....se kur ishit ne plazh kishit pordhen e madhe....drek e dark familjarisht aq u shkonte.

    Përgjigju
  • Free: 15/08/2020 13:21

    Jo zyrtarisht kta emigrante po shtyhen nga njerez afiluar me politiken fashiste greke drejt pikes se Kakavijes. Edhe gomari sdo te vihej ne ate rradhe te gjate ne kto kushte dhe ne kte vape te tmerrshme. Ua ka mbyllur deren Greku dhe shajne me te madhe ate qe po u sjell uje e buke. Ju jeni shqiptare qe keni tretur gjakun dhe zakonin me poshtersite e grekut. Erdhet te shisnit pordhe me 5 leka dhe sdoni te beni as testin qe u kerkon Greqia.

    Përgjigju
  • Sa bukur: 15/08/2020 13:17

    Sa bukur, komentet rradhe qe shqiptari e quan shqiptarin bageti!!! Sa bukur ju media rresht komentet qe fajin si gjithmone populli e ka, askush tjeter... Turp te keni shume zor tju vije qe nuk shkoni e i shkulni dhembet ketij shteti mafjoz, ketij shteti te kalbur!!!

    Përgjigju
    • Une: 15/08/2020 18:42

      O tope papagalos aty kije mendjen se e ka fajin shteti jone. Me duket se po i bie samarit

    • Une: 15/08/2020 15:12

      po ca tu themi? Pse rrine 5 dite ne rradhe ne pik te vapes me femij e me pleq per ti shmangur karantimit 7 ditore? Nga neser mbyllet kufiri dhe vetem me leje te vecante mund te kalosh. Ateher pse rrine ne rradhe kot? Shajne shqiperine sikur jua ka fajin shqiperia qe nuk kane tru ne koke.

  • Frroku: 15/08/2020 12:59

    Kush I paguan shpenzimet per uje e ushqime? Kush I monitoron e kontrollon sasite e dhena?!!!??! Perderisa situata eshte e ditur,perse dynden njerezit edhe me shume,apo "jemi mesuar me radha" ne shqiptarrt?!

    Përgjigju
  • Gazetari: 15/08/2020 12:56

    Ci keni keto lajme kot ore, 25 km i bie rradha deri ne Gjirokaster, as 10 nuk eshte rradha, gazetar ...!

    Përgjigju
  • Ori: 15/08/2020 11:07

    Askush nuk i ka detyruar te vijn as te shkojn.Normal qe ket vit duhen evituar levizjet.Tani te qendrojn ne radhe e mos na bejn si viktima se ka halle tjera Shqiperia

    Përgjigju
  • Ajo: 15/08/2020 10:13

    Une se kuptoj rrine 3 dite ne dogane pa lare e pa ngrene per te evituar 7 dite karantine : llogjike shqiptari

    Përgjigju
  • Mir te ju behet: 15/08/2020 09:16

    Ca deshen qe vin me ket situat a e shikojn ca behet neper bote . Nuk rrinin ne shtepit e tyre atje

    Përgjigju
    • Obobo: 15/08/2020 11:50

      O Vflp ....Qeveria ka vendosur të shtyjë afatin e vlefshmërisë së pasaportave për shtetasit shqiptarë, të cilëve u skandon dokumenti brenda këtij viti. Përmes një akti normativ, është vendosur që pasaportat e skaduara të quhen të vlefshme deri më 31 dhjetor 2020. Ik shko kerkojë llogari grekut qe e quan veten shtet europian.

    • Vflp: 15/08/2020 09:48

      Pse je tr@p.... Sikur shteti Shqiptar te kishe mare situaten per tu pajisur me pashaport gjithe shtetasit Shqiptar ndermjet ambasdes ( qe do disa muaj te marresh pashaporte ndermjet ambasades sepse ka dhe nga ata qe jane te dores se xhepit ) do qe e sigurt qe gjithe ky popull nuk do vinte ne vendin e tij ku ka lindur ( ne kete situat pandemike ku shendetsia duhet kujdesur ) ku ka jetur prej shume vitesh aty ku kanmesuar dhe alfabetin e tij qe po i perket origjines se tij shqiptare o koke trash dheeee patjeter o shkretetir kir nuk mund ti thuash çdo personi te mos vij ne shtepine e tij o ko6 e pjeshke....

  • Sondazhi i ditës:

    Ilir Meta sulmon kreun e SPAK, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Projektligji, kushtet e reja për abortin dhe lindjet invitro

Projektligji, kushtet e reja për abortin dhe lindjet invitro