Përkrah me ushtrinë ukrainase, rusi dhe ish-zëvendëspresidenti i Gazprombank i bashkohet legjionit 'Rusia e Lirë'

 

Ish-zëvendëspresidenti i Gazprombank, Igor Volobuev, iu bashkua legjionit "Rusia e Lirë", e krijuar në mars 2022 nga rusët që luftojnë përkrah forcave të armatosura të Ukrainës.

I filmuar teksa ushtrohej me pushkën në një video të postuar në kanalin Telegram të korrespondentit ushtarak Andrii Tsaplienko, ish-menaxheri i lartë i drejtohet kamerës dhe atyre që e pyesin se si shkoi, ai u përgjigjet:

"Super, ëndrrat bëhen realitet", tha ai.

"Djemë rusë, nëse e urreni regjimin e Putinit dhe dëshironi që Rusia të bëhet e lirë dhe demokratike, atëherë bashkohuni me ne", thotë Volubuev.

Pas një karriere në grupin Gazprom, më 2 mars të kaluar, disa ditë pas fillimit të pushtimit rus të Ukrainës, ai u largua nga Rusia dhe u pushua nga puna.

"Nuk mund të qëndroja dhe të shikoja se çfarë po i bënte Rusia vendit ku unë linda," shpjegoi ai gjstë një interviste për “The Insader”.


Lajmi kryesor:

Lufta/ Von der Leyen viziton Kievin: Ukraina është në rrugën e duhur për anëtarësimin në BE-së! Zelensky: Duhet një paketë e shtatë sanksionesh kundër Rusisë


S.C/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:
    25 Nëntor, 08:30

    Takimet jashtë, mendoni se diaspora do marrë pjesë masivisht në votime?



×

Lajmi i fundit

Operacioni i SPAK me 19 urdhër arreste, masë sigurie për Suel Çelën dhe vëllanë e tij

Operacioni i SPAK me 19 urdhër arreste, masë sigurie për Suel Çelën dhe vëllanë e tij