Përkrahësit e Bashës dhe të Berishës: racionalët vs. emocionalët

Përkrahësit e Bashës dhe të Berishës: racionalët vs. emocionalët

Sali Berisha dhe Lulzim Basha

Dje zhvillova një sondazh privat elektronik me votues të thjeshtë të PD-së. Duke qenë një sondazh privat, nuk mund t’i raportoj rezultatet e tij. Por pa zbuluar detaje, mund të them në përgjithësi se përkrahësit e Bashës janë më pragmatistë dhe ata të Berishës janë më pasionantë.

Të parët i shohin më të mëdha gjasat e ardhjes së PD-së në pushtet me Bashën në krye. Ndërsa të dytët, edhe pse i shohin më të vogla gjasat e ardhjes në pushtet me Berishën në krye (apo me një të besuar të tij), e përkrahin atë me pasion.

Vatja e ambasadores Kim tek selia e PD-së (fill pas kthimit nga Uashingtoni), dhe sidomos mesazhi i saj i qartë publik se Uashingtoni do ta përkrahë hapur rikthimin në pushtet të PD-së së udhëhequr prej Bashës, duket se ka ndikuar që Basha ta konsolidojë përkrahjen në pjesën pragmatiste të elektoratit demokrat – atë që thjesht do rikthimin e PD-së në pushtet, e jo rehabilitimin e Berishës në Uashington…

Nga ana tjetër, shumica dërrmuese e përkrahësve të Berishës janë të gatshëm t’i qendrojnë atij besnikë, pavarësiht se ç’mund të bëjë SPAK-u apo se sa e gjatë mund të jetë beteja e Berishës me Departamentin e Shtetit. Siç duket ata besojnë tek shpresa që u ka ngjallur Berisha, se pas katër vjetësh, Republikanët do ta kenë fituar Shtëpinë e Bardhë dhe një Sekretar Shteti republikan do ta shfuqizojë vendimin e Sekretarit aktual për shpalljen e tij persona non grata…

Këtu duket qartë se kemi një përballje mes votuesve racionalë (që bëjnë llogari elektorale në mendjen e tyre) dhe atyre emocionlë (që janë të lidhur shpirtërisht me Berishën dhe e përkrahin atë në të mirë e në të keq). Në këto kushte, nuk mund të pritet që Basha të zhvillojë Foltore si të Berishës, me pjesëmarrës entuziastë. Ndërsa ky i fundit do t’i vazhdojë Foltoret e tij të zjarrta.

Sidoqoftë, në fund të ditës, nuk janë foltoret ato që përcaktojnë se kur mblidhet Kuvendi i PD-së apo se çfarë vendimesh merr ai. Raporti i forcave brenda anëtarëve të Kuvendit është vendimtar për betejën Basha-Berisha. Në qoftë se atje mbizotërojnë racionalët, fiton Basha. Në qoftë se mbizotërojnë emocionalët, fiton Berisha.

Dhe pyetja e madhe është, çfarë do të bëjnë eventualisht përkrahësist emocionalë të Berishës, nëse ai nuk arrin ta shkarkojë Bashën. A janë ata aq shumë të lidhur emecionalisht me Berishën, sa të mos votojnë fare nesër për një PD të udhëhequr nga Basha? Aktualisht kështu duket, por pas katër vjetësh nuk i dihet…

Nga ana tjetër, në qoftë se Berisha ia del ta shkarkojë Bashën, është mëse e qartë sesi do të jetë PD-ja paskëtaj. Një pjesë e elektoratit racional demokrat mund të ftohet me PD-në e Berishës, në qoftë se i sheh të vogla gjasat për fitoren e saj. Me pak fjalë, ajo do të ishte një parti pasionante, më e vogël, dhe e izoluar ndërkombtarisht (të paktën deri sa në Shtëpinë e Bardhë të mos ketë ardhur një Republikan)…

M.Q./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë