Përkrahte ISIS me postime në rrjetet sociale, 56-vjeçari kërkon gjykim të shkurtuar: Jam i penduar

Përkrahte ISIS me postime në rrjetet sociale, 56-vjeçari kërkon gjykim të shkurtuar: Jam i penduar

Ibrahim El Salih

Ibrahim El Salih Lekica ka kërkuar gjykim të shkurtuar në gjykatën e Posaçme ndërsa akuzohet për terrorizëm. Në seancën e së premtes do të vendoset nëse pranohet gjykimi i shkurtuar apo jo. Sipas SPAK, ka bërë thirrje në rrjetet sociale në mbështetje të ISIS, po në marrjen në pyetje gjatë fazës së hetimeve ke shfaqur pendesë.

Hetimet e SPAK janë bërë në bashkëpunim me Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit (Oficerët e Policisë Gjyqësore të Drejtorisë së Antiterrorit) dhe Hetuesit e Byrosë Kombëtare të Hetimit, ndërsa ndaj 56-vjeçarit rëndon akuza për veprën penale “Nxitja, thirrja publike dhe propaganda për kryerjen e veprave me qëllime terroriste”.

56-vjeçari nga Kukësi u arrestua në muajin maj, pasi postonte në rrjete sociale shkrime dhe foto terroriste, bënte thirrje publike dhe propagandë për kryerjen e veprave terroriste kundër disa institucioneve të rëndësishme shtetërore.

Ibrahim El Salih (Lekica), person me prirje ekstremiste fetare, bënte vetëm postime për fenë islame dhe në një prej tyre uron që të shkatërrohet Izraeli.     

A.M./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Ilir Meta sulmon kreun e SPAK, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Conference League/ Dramë në 120 minuta dhe penallti, Fiorentina dhe Aston Villa kalojnë në gjysmëfinale

Conference League/ Dramë në 120 minuta dhe penallti, Fiorentina dhe Aston Villa kalojnë në gjysmëfinale