SHKODËR- Një efektiv i policisë ka rënë në pranga pasi dyshohet se ka përkrahur kultivuesit e kanabisit.
 
Në pranga ka rënë Ardjan Loci 45 vjeç me detyrë trup shërbimi, shofer pranë FNSH Shkodër.
 
Vendimi për arrestimin e 45- vjeçarit u mor pas hetimeve të ndërrmara nga Shërbimi për Çështjet e Brendshme dhe Ankesat dhe Prokuroria e Shkodrës për favorizim të kultivuesve të kanabisit në zonën e Dukagjinit.
 
Mbi efektivin e FNSH rëndojnë dy akuza, ajo për veprën penale “Shpërdorim detyre” dhe “Përkrahje të autorit të krimit”.

Redaksia Online
(B.K/Shqiptarja.com)