Përkthimi/ Hida: Noli, vend qendror! Lloshi: Kristoforidhi, më i miri! Të rinjtë ankohen për keqpërkthime, Shoqata: Kontrollin e bëjnë botuesit!

Përkthimi i mirë, i lejon autorit, të dalë nga gëzhoja lokale. E në qoftë libër i arrirë, të bëhet universal.  Në kuadër të Tetorit të Librit në një simpozium të mbajtur këtë të mërkurë,  përkthimi shihet si diplomaci kulturore, e kreu i Shoqatës së Përkthyesve Shqiptarë, të krijuar në prill të vitit të kaluar, thotë se vendi ynë ka krijuar një histori në këtë lëmë...

“Shkolla shqiptare e përkthimit, ndonëse relativisht e re, me emra të tillë si Fan Noli, Milto Gurra, Mitrush Kuteli, Branko Merxhani etj., ku natyrisht vendin qendror e zë Fan Noli është tejet prestigjiose”, thotë ndër të tjera Rexhep Hida, botues e kreu i Shoqatës së Përkthyesve Shqiptarë, duke mbërritur deri tek emra si Primo Shllaku, Mirela Kumbaro, Agim Doksani, Eduart Cakaj etj.

Por, pavarësisht kontributit të pamohueshëm, që Fan Noli e të tjerë përkthyes i sollën vendit tonë, me përkthimin e kryeveprave botërore në kohë të vështira, a ka në to pasaktësi, apo nevojë për rishikim?

“Si mund të thuhet për mermerin a ka njolla?! S’ka njolla, është mjeshtri, është modeli! Përkthime me gabime themelore nuk ka, natyrisht vend për përmirësim ka!”, shprehet më tej Hida.

Studiuesi Xhevat Lloshi, tërheq vëmendjen, e u kujton të pranishmëve të mos harrohet kontributi i Kostandin Kristoforidhit.

“Ishte më i miri! Sigurisht që i pari, i pari, është ai që ka bërë librin e parë që njohim sot, Buzuku, sepse ai është detyruar të bëjë përkthime për të bërë librin e tij. Por libri i tij nuk mund të thuhet se është thjesht një përkthim, është puna e autorit të parë, për mua e gjeniut të parë shqiptarë”, thotë studiuesi Xhevat Lloshi.

Aq, më pak mosnjohja e mirë e shqipes, që sipas tij, do t’i hiqte përkthimit një nga gjymtyrët kryesor.

“Ne nuk përkthejmë nga një gjuhë në një tjetër, ne përkthejmë tekstet e një gjuhe, në tekst të një gjuhe tjetër, kjo e ndryshon tërësisht pikëpamjen. Kjo do të thotë që ne shohim se si në një tekst është mishëruar një botë e tërë”, shprehet më tej gjuhëtari.

Të rinjtë thonë se përkthimi është ‘thembra e Akilit’, që u dhëmb më tepër në përpjekjen për t’u njohur me autorët e huaj.

“Vështirësia më e madhe që has në shqip, është përkthimi, sepse ka shumë libra të mirë, por që nuk janë të përkthyer mirë në shqip. Sepse libri atë ka, fjalën!”, thotë një gjimnaziste e shkollës “Petro Nini Luarasi”

Ndërsa botuesi Hida kujton se e kujt është përgjegjësia kryesore në të tilla raste, që sipas tij, janë shumë të rralla.

“Dhe në atë kohë nuk i bënte shteti kontrollet, por i bënin shtëpitë botuese”, shprehet më tej Hida.

Një mënyrë konkrete për të orientuar lexuesin, nuk ka ende, por premtimi për angazhim drejt përmirësimit të situatës mbetet.

“Shoqata e Përkthyesve, duke ndjekur modelin e huaj synon të organizojë ëorkshope, simpoziume, seminare, ose edhe kongrese, shkolla/kurse përkthimi. Ose nëse do të kenë probleme me taksat, botuesit etj., të mos shkojnë në mënyrë individuale, por të shkojnë në mënyrë të organizuar”, shprehet Hida.

Vështirësitë janë edhe në anën tjetër të medaljes. Përkthyesit në vend janë pak të shpërblyer, e ky simpozium i gjeti sërish pa status.

 

/KT/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Pushimet e shqiptarëve për festat e fundvitit, agjentja turistike për Report Tv: Vjena e Budapesti të preferuara! Egjipti më i vizituari këtë vit

Pushimet e shqiptarëve për festat e fundvitit, agjentja turistike për Report Tv: Vjena e Budapesti të preferuara! Egjipti më i vizituari këtë vit