Dy libra të autorëve grekë vijnë për lexuesin shqiptarë të përkthyer në shqip nga Kristo Pulla. Romani historik “E zjarrit dhe e vetmisë” e autores Lily Mavrokefalous si dhe “Kujtime” nga Theodhoros Kolokotronis u promovuan gjatë ditës së sotme në Panairin e Librit.
Drejtori i Muzeut Kombëtar Dorian Koçi i pranishëm në ceremoni vlerësoi punën e bërë dhe përkthyesi Kristo Pulla që sollën për lexuesit shqiptarë këto dy libra të autorëve grekë pikërisht në 100 vjetorin e revolucionit grek. Koçi tha se këto dy libra i japin mundësinë publikut shqiptarë të mësojë për një ngjarje të rëndësishme të historisë moderne jo vetëm të Greqisë, por edhe të Ballkanit në tërësi.
“Është kënaqësi e veçantë që në kuadër të 100 vjetorit të revolucionit grek të mund të dialogojmë përmes historisë dhe kulturës dhe aq më tepër me dy vepra të rëndësishme siç janë kujtimet e Kolokotronit dhe romani që prezantojmë sot bashkë me shkrimtaren Lily Mavrokefalous. Përmes këtyre dy librave do i japim mundësinë publikut shqiptar për të mësuar më shumë rreth revolucionit grek. Për ne që merremi me histori revolucioni grek është një ndarje me thikë i dy epokave, asaj të perandorisë otomane dhe asaj të lirisë. Popujt e Ballkanit pas këtij revolucioni rifituan dinjitetin njerëzor dhe përqafuan idealet e iluminizmi”, tha drejtori i muzeut kombëtar Dorian Koçi.
Shkrimtarja greke zonja Mavrokefalous falenderoi përkthyesin zotin Kristo Pulla për shqipërimin. Romani i saj “E zjarrit dhe e vetmisë” ka në qendër një heroinë që harxhoi të gjithë pasurinë e saj në ndihmë të revolucionit grek.