Përkujtohen viktimat e Holokaustit në Bunk’art 2, koordinatori i OKB-së: Shqiptarët shembull i jashtëzakonshëm

Nga Valeria Dedaj

“Duke kujtuar të tjerët, kujtojmë veten”. Gjatë krimeve të Holokaustit shqiptarët nuk qëndruan indiferentë. Por mbajtën anën e të drejtës, të të gjallëve. Për këtë në nderim të viktimave të Holokaustit në sallën e mbledhjeve në Bunk’art 2 u bën bashkë përfaqësues të Ministrisë për Europën dhe Punët e Jashtme, përfaqësues të trupit diplomatik të akredituar në Shqipëri, historianë, por edhe familjarë të atyre që kanë ndihmuar hebrenjtë gjatë Luftës së Dytë Botërore.   

Zëvendësministrja për MEPJ, Artemis Malo u shpreh se institucioni që ajo përfaqëson e ka kthyer përkujtimin e kësaj dite, jo thjesht një shënim, por në një aktivitet tradicional, që synon çdoherë të transmetojë disa mesazhe në publikun e gjerë.

“Jo pa qëllim është përzgjedhur ky vend për përkujtimin e Holokasutit, jo vetëm se Bunkeri, sepse vet bunkeri në hyrje të Bunk’art është inspiruar nga Yad Vashem në Izrael, por sepse mesazhi që përcillet nga gjithë kjo atmosferë është vuajtja, humbja e jetëve edhe përdhosja e dinjitetit nga regjimet totalitare,” -tha Malo.

Koordinatori rezident i OKB-së, Brian Williams dhe zëvendësambasadorja e Izraelit, Liora Peleg e konsiderojnë të jashtëzakonshëm kontributin e shqiptarëve ndaj hebrenjve

“Për t’i bërë ballë perceptimit të tjetrit, ne duhet që të ndihmojmë për të kaluar drejt së vërtetës. Dëshiroj të cilësoj edhe një herë se si shqiptarët gjatë holokaustit ndihmuan  hebrenjtë. Shqipëria nuk ka dorëzuar asnjë hebre tek nazistët, kjo është një gjë e jashtëzakonshme. Në botë duhet që të bërtasim me sa kemi mundësi për të treguar këta shembuj,” - u shpreh koordinatori i OKB-së.

Zëvendësambasadorja e Izraelit, Liora Peleg

“Në datë 27 janar janë përkujtuar të gjithë ata që u vranë për shkak të Holokaustit. Historia e Holokaustit nuk është vetëm për të mësuar të shkuarën, por edhe të ardhmen. Shqiptarët kanë bërë një gjë të mrekullueshme për të mbrojtur hebrenjtë nga kampet e vdekjes. Unë jam e emocionuar nga ky akt i shqiptarëve. Prandaj ne nuk duhet ta harrojmë asnjëherë atë që ka ndodhur,” - tha ndër të tjera zëvendësambasadorja e Izraelit.

Historiani Andi Pinari thotë se lidhja e shqiptarëve me hebrenjtë ka ekzistuar që para 2000 vjetëve: Kjo ditë na kujton një nga ngjarjet më të rënda të njerëzimit, Holokaustit. Për shqiptarët kjo ditë ka një rëndësi të veçantë, si pjesëmarrës dhe dëshmitarë të Luftës së Dytë Botërore. Por edhe si një komb, që u përpoq me të gjithë mënyrat e tij, për të shpëtuar hebrenjtë nga kampet e shfarosjes. Hebrenjtë edhe shqiptarët kanë më shumë se dy mijë vite që kanë kontakt me njëri-tjetrin.

Rexhep Hoxha, përfaqësues i një nga familjeve që kanë ndihmuar hebrenjtë thotë, se shqiptarët e quajnë normale ndihmën që kanë dhënë, prandaj kjo traditë duhet trashëguar edhe tek brezat e ardhshëm.

“Jam përfaqësues i një nga familjeve që kontribuuan për këtë periudhë të errët të popullit hebre. Të dëgjosh vlerësimet që i bëhen kontribuuesve të familjeve që patën rastin, që atë që kishin mundësi e dhanë pa asnjë mëdyshje. Por që e quajtën normale. Kur i pyesnin pse e bën? Përgjigjen se e quanin normalitet. Unë do uroja që ky normalitet të ishte i trashëguar edhe tek brezi i dytë edhe i tretë”.

Familjet shqiptare gjatë Luftës së Dytë Botërore kanë strehuar qindra hebrenj.

/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Nëntor, 23:23

    A po japin rezultat protestat e PD-së?



×

Lajmi i fundit

Autobiografia e Merkel: Vetëm anëtarësimi në BE sjell paqe në Ballkan

Autobiografia e Merkel: Vetëm anëtarësimi në BE sjell paqe në Ballkan