Përkujtohet 100-vjetori i 
kompozitorit Prenkë Jakova

Përkujtohet 100-vjetori i <br />kompozitorit Prenkë Jakova
Prenkë Jakova, kompozitor shumëplanësh, që e ktheu muzikën urbane të Shkodrës në lartësitë e klasikes, dhe e bëri operën të flas shqip, në këtë 100-vjetor të lindjes së tij është kthyer në “Tribunë muzikologjie”.

Një simpozium shkencor është organizuar nga Akademia e Shkencave me Universitetin e Arteve.

Isak Shehu: Modernizoi muzikën shqiptare
Profesor Isak Shehu e ka konsideruar Prenkë Jakovën një përfaqësues të denjë të muzikës moderne shqiptare.
 
Familjarët kanë çelur një Ekspozitë. Përmes këtyre pamjeve vjen e plotë jeta dhe kontributi muzikor i Prenk Jakovës, autorit të operës “Mrika” dhe “Skënderbeu”. Kompozitori Gjon Shllaku rrëfen për origjinalitetin e kompozimeve të Jakovës
 
Nipi i Jakovës: Xhaxhai vuajti në diktaturë
Prenk Jakova artist i margjinalizuar nga diktatura, por edhe i domosdoshëm për muzikën e veçantë që bënte, në kujtesën e nipit të tij Nikolin Jakova ka mbetur me një hije misteri.

Mister është edhe vetëvrasja e tij më 9 shtator të vitit 1969. Kompozitori i dha fund jetës në mënyrë tragjike, duke u hedhur nga kati i dytë i Shtëpisë së Kulturës.
 
Prenk Jakova ka lindur në vitin 1917 në familjen e patriotit të shquar shkodran Kolë Jakova. Në vitet më vonë regjimi komunist i pushkaton të vëllain dhe jeta e Prenk Jakovës ishte përherë në risk të madh.

Me gjithë tragjedinë dhe dhembjen që kishte, Prenkë Jakova arriti të mbijetonte dhe na dhuroi këtë muzikë të veçantë me forcën e gjenisë së tij. tashmë nuk janë vetëm operat, por edhe ariet e koralet e Jakovës pjesë  trashëgimisë kulturore.  

[gallery]22632[/gallery]

Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë